Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Punime të domosdoshme, KEDS tregon vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të entjen

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

    Gjashtë gurthyes kapen duke operuar kundërligjshëm, Pacolli: Janë ndëshkuar

    Gjashtë gurthyes kapen duke operuar kundërligjshëm, Pacolli: Janë ndëshkuar

    Haziri i kundërpërgjigjet Bislimit për Kushetutuesen: Gjykatësi që solli këtë vendim, është këshilltar i madh i Presidentes Osmani

    “Abdixhiku e dinte se nuk i ka votat për Sejdiun”, Haziri thotë se ka paralajmëruar që duhet bashkëpunim me deputetët e LDK

    Erdogan: Turqia mund të ndajë rrugët me BE-në nëse është e nevojshme

    Erdogan bisedë telefonike me presidentin e EBA-së: Turqia po përpiqet t’u japë fund tensioneve Iran-SHBA

    Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i

    Gjendet i vďekur një person në Prishtinë, policia nis hetimet

    Detaje nga aktakuza për Prekazin ’98, dëshmitari: Si u rrethua lagjja Jashari?

    Detaje nga aktakuza për Prekazin ’98, dëshmitari: Si u rrethua lagjja Jashari?

    Mbahen konsultimet politike ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës në Bernë

    Mbahen konsultimet politike ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës në Bernë

    Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

    Gjakovë: Gjendet pa shenja jete një 49-vjeçar

    Çmimet e naftës do të bien edhe në Kosovë

    S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

12 Shkurt 2025, 20:04
në Drejtësi, Lajme
Aktakuzë kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut e Hajredin Kuçit për ndikim mbi dëshmitarët
Share on FacebookShare on Twitter

Më 28 janar 2025, Hashim Thaçi kishte parashtruar dy kërkesa për lirimin e përkohshëm në Kosovë për të realizuar vizitë treditore tek babai i tij i cili kohëve të fundit ka pasur probleme shëndetësore.

Këto dy kërkesa të cilat edhe janë refuzuar, Thaçi përmes mbrojtjes së tij i kishte dërguar tek trupi gjykues ku gjykohet për krime lufte dhe tek gjyqtarja e procedurës paraprake ku akuzohet për pengim të administrimit të drejtësisë.

Thaçi kishte kërkuar që ta vizitojë babain e tij në praninë e nënës së tij, kujdestarit të babait të tij, gruas dhe djalit të tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas vendimit të 31 janarit 2025, mbrojtja e Thaçit kishte paraqitur se gjendja shëndetësore e babait të klientit të tij përben rrethana urgjente dhe të jashtëzakonshme që justifikojnë lirimin e Thaçit për arsye humanitare.

Sipas vendimit të kryegjyqtarit Charles Smith III, ZPS-ja kishte kundërshtuar kërkesën duke argumentuar se lirimi i përkohshëm nuk duhet të pranohet për Thaçin pasi që është gjetur se ai iu ka ofruar vizitorëve të paautorizuar informacione konfidenciale lidhur me përmbajtjen e dëshmive për dëshmitarët e ardhshëm.

Ndërsa, Administratorja kishte vënë në dukje se gjendja e dobët shëndetësore e Haxhi Thaçit (babait të Thaçit) është një situatë që ka vazhduar që nga vizita e fundit e Thaçit në Kosovë më 1 shtator 2023.

“Administratorja thekson se ekzistojnë mjete alternative për Z. Thaçi për të qëndruar në kontakt të ngushtë me prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij, siç janë vizitat, telefonatat dhe korrespodenca. Administratorja sugjeron që, në mënyrë të jashtëzakonshme dhe duke marrë parasysh rrethanat e kërkesës, (i) për muajin shkurt 2025, [REDAKTUAR]; dhe (ii) Njësia e Menaxhimit të Burgosjes mund të mundësojë [REDAKTUAR] vizita shtesë me video, gjithsej, me [REDAKTUAR], nëse kërkohet, më [REDAKTUAR] shkurt 2025”, thuhet në vendim.

Veç kësaj, Administratorja kishte paraqitur se në rast që lirohet Thaçi përkohësisht ai duhet t’i kufizohet vizita në një ditë si dhe të ketë kohë të kufizuar për ta takuar babain e tij, një anëtarë të familjes që duhet të identifikohet si dhe kujdestarin e babait të tij. Po ashtu ishte përmendur që kjo vizitë të realizohet në kushte sekrete.

Si rrjedhojë, në vendim thuhet se Paneli nuk është i bindur që gjendja aktuale mjekësore e babait të Thaçit është e konsiderueshëm duke pasur parasysh që ai ka qenë i hospitalizuar. Megjithatë, aty thuhet se Paneli ka dal në përfundime se Haxhi Shala është stabilizuar dhe ai është liruar nga spitali dhe në kërkesë s’ka informacione se s’mundja e tij është serioze në këtë moment.

“Megjithëse Mbrojtja e Thaçit thekson rekomandimin në raportin mjekësor që thotë se Z. Haxhi Thaçi duhet të “[REDAKTUAR]”, nuk ka informacion në kërkesë që sugjeron se Z. Haxhi Thaçi ka pasur nevojë për rihospitalizim ose që gjendja e tij po përkeqësohet. Paneli vë në dukje se Z. Haxhi Thaçi është i moshuar dhe ka shqetësime shëndetësore, por, siç është thënë, nuk ka informacion në kërkesë që të tregojë se sëmundja e tij është serioze në këtë moment”, thuhet në vendim.

Veç kësaj, Paneli rikujtoi faktin që ekziston klima e vazhdueshme e frikësimit të dëshmitarëve dhe ndërhyrjes në procedurat gjyqësore pasi edhe vetë Thaçi dyshohet se ka qenë pjesë e një procesi të tillë duke ofruar informacione për persona të paautorizuar për çka tashmë ka aktakuzë.

“Z. Thaçi është akuzuar – përveç akuzave në këto procedura – për krime kundër administratës së drejtësisë dhe administratës publike dhe krime kundër rendit publik për pretenduar se ka zbuluar informacion sekret që iu është dhënë atij në këtë proces gjyqësor dhe, bashkë me të tjerë, ka koordinuar për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në dëshminë e dhe/ose kontaktin e dëshmitarëve të SPO-së në këtë rast”, thuhet në vendim.

Si rrjedhojë, Paneli ka gjetur se duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, gjendja mjekësore e babait të Thaçit nuk përben arsyeje humanitare të forta që mund ta justifikojnë lirimin e përkohshëm të Thaçit.

Ndërsa, për të qëndruar në kontakt të ngushtë me familjen Thaçi, Administratorja u urdhërua që të mundësojë video-lidhje shtesë me disa persona nga familja e ngushtë emrat e të cilëve janë të redaktuar për publikun.

Kurse në vendimin e gjyqtares së procedurës paraprake, Marjorie Masselot, thuhet se ajo është e vetëdijshme për faktin se babai i Thaçit është në një moshë të shtyrë dhe gjendja e përgjithshme shëndetësore e tij është duke u përkeqësuar.

“Megjithatë, Gjyqtari i Paraprak vë në dukje se babai i z. Thaçi është liruar nga spitali më [REDAKTUAR] janar 2025 “në një gjendje të qëndrueshme shëndetësore”. Ai është pranuar sërish në spital më [REDAKTUAR], më [REDAKTUAR] janar 2025 dhe është liruar sërish të njëjtën ditë, me rekomandimin që [REDAKTUAR]”, thuhet në vijim të vendimit.

Ajo kishte vënë në dukje se nga Mbrojtja e Thaçit nuk kishte marrë asnjë informacion nëse gjendja e babait të Thaçit është përkeqësuar ngjatë javëve kur është liruar për herë të dytë nga spitali. Si rrjedhojë, edhe kërkesa e dorëzuar tek gjyqtarja Masselot ishte hedhur poshtë.

Ndryshe, Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte si dhe së fundi iu është ngritur një aktakuzë kundër administrimit të drejtësisë.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Ndërsa, lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt sot (9 dhjetor).

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe Fahri Fazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Punime të domosdoshme, KEDS tregon vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të entjen

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

8 orë më parë
Gjashtë gurthyes kapen duke operuar kundërligjshëm, Pacolli: Janë ndëshkuar

Gjashtë gurthyes kapen duke operuar kundërligjshëm, Pacolli: Janë ndëshkuar

8 orë më parë
Haziri i kundërpërgjigjet Bislimit për Kushetutuesen: Gjykatësi që solli këtë vendim, është këshilltar i madh i Presidentes Osmani

“Abdixhiku e dinte se nuk i ka votat për Sejdiun”, Haziri thotë se ka paralajmëruar që duhet bashkëpunim me deputetët e LDK

9 orë më parë
Erdogan: Turqia mund të ndajë rrugët me BE-në nëse është e nevojshme

Erdogan bisedë telefonike me presidentin e EBA-së: Turqia po përpiqet t’u japë fund tensioneve Iran-SHBA

9 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH