Sipas ASK-së (Agjencia e Statistikave e Kosovës), shumë nga çmimet për produktet kryesore ushqimore, janë ngritur kohëve të fundit, transmeton Kosova Post.
Shumë nga produktet bazë si mish, qumësht, djathë, vezë, perime, ujë, pije joalkoolike, lënda e drurit etj, janë ngritur.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.1% në muajin shtator 2021, krahasuar me muajin gusht 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: mish (0.8%); qumësht, djathë dhe vezë (0.6%); perime (2.8%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.5%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (1.3%); shërbime hoteliere (0.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.3 për qind në IHÇK” – thuhet në raportin: Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Shtator 202.
.
Vetëm në disa shërbime, është vërejtur rënie e lehtë e çmimeve:
“Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-4.7%); shërbime për transport (-3.0%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2 për qind) në IHÇK.”
Sipas raportit, norma vjetore e inflacionit e matur në muajin shtator 2021 me muajin shtator 2020 ishte 4.9%.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.5%); mish (1.9%); qumësht, djathë dhe vezë (7.7%); vajra dhe yndyrëra ushqimore (28.2%); perime (19.7%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2.1%); pijet alkoolike (3.8%); duhan (2.7%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (2.3%); gaz (10.6%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (4.6%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (2.6%); pajisje shtëpiake (4.0%); veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (2.9%); blerje e automjeteve (1.5%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (2.2%); karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (26.7%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (5.0%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9.9%); shërbime për transport (2.2%)-(ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror), shërbime telefonike dhe të telefaksit (20.3%); pajisjet audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informative (2.7%); pushime të organizuara turistike (8.9%); shërbime hoteliere (2.3%); kujdes personal (1.2%); shërbime financiare (6.0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4.9 për qind në IHÇK-it” – thuhet ndër të tjera në raport./KosovaPost/