Philipe Coutinho është transferuar te skuadra e Aston Villa-s nga Barcelona, në huazim deri në fund të sezonit, përcjell KosovaPost.
Në marrëveshje është përfshirë edhe një opsion, ku Aston Villa, ka mundësi për ta blerë në fund të sezonit.
“Aston Villa dhe FC Barcelona kanë rënë dakord që që Philippe Coutinho të kaloj pjesën tjetër të këtij sezoni në huazim në Villa Park”, thuhet në njoftimin e klubit.
Në transferimin e Coutinho-s te Villa, thuhet se rol kyç ka luajtur trajneri Steven Gerrard.