Cristiano Ronaldo rrezikoi të shkelte kontratën e tij me Nike pasi u duk se kishte veshur mbrojtëse të këmbëve Adidas gjatë Celta Vigo në miqësore.
Ronaldo luajti atë ndeshje vetëm 45 minutat e para e më pas u zëvendësua në pjesën e dytë. Mejgithatë, ylli portugez ka shkaktuar polemika pasi ekspertët e fanellave të futbollit, “Footy Headlines”, e panë atë të veshur me mbrojtëset e këmbëve Adidas X Pro, ndërsa ai ka një kontratë me rivalët Nike.
Portugezi ka pasur një kontratë me Nike që në fazat e hershme të karrierës së tij në 2003, me vlerë 147 milionë paund, të cilat tashmë ylli i Al Nassr rrezikon t’i humbasë.


























