Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, ka bërë hapin e madh në garën për kualifikim në Ligën e Kombeve.
Dardanet mposhtën Maqedoninë e Veriut, me rezultat 3-1, sonte në “Fadil Vokrri’, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kombeve.
Halilaj (7’ pen), Memeti (15’) dhe Biqkaj (34’), shënuan për fitoren e madhe të Kosovës, kurse, golin e vetëm për skuadrën mike e realizoi Cokleskas (90’).
Pas kësaj fitore, Kosova kryeson grupin me 7pikë, tri më shumë se Bullgaria në vendin e dytë, ndërsa Maqedonia e Veriut është e fundit pa pikë.