Dejona Mihali ka reaguar ashpër ndaj opozitës pas debatit maratonë në Kuvend për Projektligjin e Byrosë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, përcjell Kosova Post.
Ajo rikujtoi se vetëm javën e kaluar, partitë opozitare kishin kërkuar dëgjim publik për këtë projektligj, ndërsa sot, sipas saj, zhvilluan një debat 9-orësh pa asnjë rezultat konkret.
Me tone ironike, Mihali deklaroi se opozita “ka qeverisur ndershëm”, madje “aq ndershëm sa edhe pasurinë vetjake ia kanë dhënë shtetit”.
“Sot, për 9 orë, bënin ode për vjedhjen. Po kush më mirë se ata e njeh këtë fushë?”, u shpreh ajo.
Deklarata e Mihalit vjen në një kohë kur përplasjet mes pozitës dhe opozitës për çështjen e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme po thellohen, duke e kthyer këtë projektligj në një nga temat më të nxehta politike në vend.


























