Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar vizitë në Republikën Federale të Nigerisë, përcjell KosovaPost.
Konjufca, ka bërë të ditur se është takuar me senatorin George Akume, sekretar i Qeverisë së Federatës.
Postimi i plotë:
Isha i kënaqur që zhvillova një vizitë pune në Republikën Federale të Nigerisë, ku pata nderin të takohem me Sh.T. Senatorin George Akume, Sekretar i Qeverisë së Federatës (@OfficialOSGF).
Kosova pret me padurim të ndërtojë një angazhim konstruktiv me dhe të eksplorojë rrugë për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona.
E falënderoj Sh.T. Sekretarin Akume dhe zyrën e tij për mikpritjen e ngrohtë.


























