Deputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten i ka quajtur ‘sa zhgënjyese aq edhe jo befasuese’ deklaratat e presidentit Vuçiq që nuk e nënshkroi propozimin evropian, për shkak që ai i hapte rrugë anëtarësimit të Kosovës në OKB.
Reuten ka thënë se kësisoj karrotat kanë dështuar dhe janë shkopinjtë ato që duhet të nxirren.
“Refuzimi i turpshëm i Vuçiqit për të nënshkruar marrëveshjen e normalizimit me Republikën e Kosovës, të cilën ai e ‘pranoi’ të hënën, sugjeron qartë se Serbia po luan me kohën. Përsëri”, ka shkruar Reuten.