Adnan Rrustemi, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), është mburrur me punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me punën e saj në 100 ditëshin e saj të parë, raporton Kosova Post.
Rrustemi ndër të tjera tha se “shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit janë domosdoshmëri për këtë vend. Ato po kthehen në prioritet të palëkundur të kësaj qeverie.”
Sipas tij, reformat e premtuara në sistemin e drejtësisë kanë qenë një zotim, i cili ka filluar të jetësohet.
“Arritja e një sistemi të drejtësisë me integritet të paanshëm dhe profesional është objektivi ynë që po merr formë dita ditës”, u shpreh Rrustemi.
Ai ka folur edhe për progresin që po e shënon vendi edhe në drejtime të tjera, si ekonomi e zhvillim./KosovaPost/