Alicia Kearns, kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ka thënë se në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga elementë në Beograd.
Ajo madje ka ftuar ndjekësit të lexojnë një artikull të New York Times, ku shpërfaqen lidhjet e presidentit serb Vuçiq me krimin e organizuar.
“Inkurajoj këdo që ndjek ngjarjet në #Kosovë të lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiqin, dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për të orkestruar dhe siguruar interesat e tij. Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga elementë në Beograd”, ka shkruar Kearns.