Që nga mëngjesi i ditës së sotme është paralajmëruar për një sërë ndryshimesh të masave AntiCovid, të marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, shkruan KosovaPost.
Nisur nga kjo, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka pasur edhe takime me zëvendësministrin e Shëndetësisë, ku ky i fundit ka thënë se do heqet edhe ora policore, duke u zgjatur kështu orari i punës për kafiteri deri në orën 23:00
Ndërkaq, për një gjë të tillë nuk është i sigurt shefi i kabinetit të ministrit të Shëndetësisë, Kujtim Salihu, i cili tha për KosovaPost se masat duhet shqyrtuar dhe me u propozu tek Qeveria.
“Ajo për çka e di që sigurisht do të ndryshoj janë masat për hyrjet në kufi” tha shefi i kabinetit për KosovaPost.
Vlen të përmendet se në kuadër të masave të miratuara në fund të janarit nga Qeveria e Kosovës është marrë vendimi se çdo person i cili hyn në Kosovë duhet të posedoj certifikatën e vaksinimit me tri doza si dhe me dy, por me një test PCR negativ të 48 orëve të fundit e një vendim i tillë do të ndryshoj sipas Salihut.
I pyetur nëse do të ketë heqje të orës policore, Salihu ka thënë se nuk është ende i informuar për një gjë të tillë dhe se nuk dihet ende sigurt.