Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Milosh Medenica publikon video të re nga arratia: Thotë se ka prova për lidhje mes pushtetit serb dhe grupeve kriminale – përmend Vuçiqin

    KGJK-ja sot shqyrton tërheqjet e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë

    Përplasje në studio, panelisti tentoi të sulmojë Nexhmedin Spahiun (Video)

    Venezuela i përgjigjet Trumpit, pas paralajmërimeve për mbylljen e hapësirës ajrore

    Trump vendos tarifa të reja për importet nga Evropa, Kina dhe vende të tjera

    Deputetja e LVV-së: Partitë tjera të reflektojnë, të shmangen zgjedhjet

    Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

    Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

    Të shtëna me ar*më në Prizren, një person pl@goset

    52 ditë protesta në Tiranë, aktivistët kërkojnë ndryshime politike

    “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

DFC: Serbia si qendër e operacioneve hibride ruse në Ballkan, përfshirë Kosovën

02 Dhjetor 2025, 18:11
në Lajme
DFC: Serbia si qendër e operacioneve hibride ruse në Ballkan, përfshirë Kosovën
Share on FacebookShare on Twitter
Qendra për Forenzikë Digjitale (DFC) ka zbuluar një model të qartë të veprimeve hibride ruse në Ballkanin Perëndimor, të cilat sipas analizës zhvillohen kryesisht përmes Serbisë, që funksionon si qendër rajonale për trajnime, logjistikë dhe propagandë.

Sipas raportit, operacionet e përdorura nga Rusia kundër Moldavisë para zgjedhjeve të vitit 2025 janë të njëjta me ato të vërejtura edhe në vendet tjera të rajonit, veçanërisht në momente kyçe të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Analiza paralajmëron se Mali i Zi, për shkak të afrimit të përfundimit të negociatave të anëtarësimit në BE dhe zgjedhjeve të planifikuara për vitin 2027, mbetet një objektiv potencial i veprimeve hibride të koordinuara nga Rusia.

DFC thekson se me rritjen e aktiviteteve ruse dhe rolin e Serbisë si vektor i vazhdueshëm i tyre, Mali i Zi vazhdon të jetë nën kërcënimin e ndërhyrjeve të jashtme. Sipas tyre, që nga viti 2020 ekzistojnë kushtet për përsëritjen e një skenari të ngjashëm me atë që u tentua në Moldavi, kësaj radhe në territorin malazez.

“Modelet e identifikuara të veprimeve, instrumentalizimi i subjekteve politike pro-ruse, infiltrimi i komuniteteve fetare në sferën politike, fushatat propagandistike përmes mediave dhe rrjeteve sociale pro-ruse, si dhe nxitja e qëllimshme e ndarjeve shoqërore e etnike reflektojnë qartë edhe në kontekstin malazez. Ashtu si në Moldavi, qëllimi strategjik është dobësimi i kursit pro-evropian të vendit, komprometimi i institucioneve dhe krijimi i një atmosfere të paqëndrueshme që favorizon interesat e Federatës Ruse”, thuhet në analizën e DFC-së.

DFC paralajmëron se nëse institucionet nuk arrijnë t’i identifikojnë dhe të reagojnë me kohë ndaj këtyre proceseve, Mali i Zi mund të bëhet objektivi i radhës i një sulmi hibrid në Ballkanin Perëndimor – me pasoja serioze për sigurinë dhe perspektivën e tij evropiane.

Gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë, RT Ballkan dhe Sputnik Serbia përhapën pothuajse të njëjtin narrativ si gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, të mbajtura më 9 shkurt: Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit, paraqitet si “mbrojtëse e interesave” të komunitetit serb.

Autoritetet e Kosovës, në anën tjetër, paraqiten si ato që ushtrojnë vetëm presion ose “terror” mbi komunitetin serb për ta detyruar të largohet.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e akuzoi Serbinë se po ndërhyn drejtpërdrejtë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vend më 12 tetor.

Po ashtu, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Serbinë të martën se po ndërhyn në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë duke bërë premtime për vende pune dhe përfitime financiare.

Kurti tha se veprimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe të aktorëve të tjerë serbë, shtetërorë dhe joshtetërorë, “nuk mund të cilësohen ndryshe përveçse ndërhyrje në procesin e zgjedhjeve lokale të tetorit në Kosovë”.

“Premtimet për vende pune, joshja përmes përfitimit të mbështetjes financiare, kushtëzimi dhe shantazhi me beneficione sociale dhe deklarimet e zyrtarëve shtetërorë të Serbisë, se vetëm Lista Serbe e mbron Serbinë në Kosovë, siç bëri së fundi ish-kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, e siç ka bërë vetë presidenti Vuçiq, janë metoda të përsëritura të ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë”, tha Kurti.

Kosova si pjesë e propagandës ruse përmes Serbisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ditë më parë ka paralajmëruar se Kosova vazhdon të mbetet e ndjeshme ndaj manipulimeve dhe fushatave të dezinformimit, të cilat synojnë të dobësojnë besimin në institucione dhe të polarizojnë shoqërinë.

Gjatë fjalës së tij në Samitin e Paqes dhe Demokracisë në Kosovë, me temën “Çrregullim i ri botëror: dezinformim, mosbesim dhe shkatërrimi i normave demokratike”, Orav tha se dezinformimi është një kërcënim i përhapur në gjithë Evropën dhe se Kosova nuk është përjashtim.

Sipas tij, të dhënat tregojnë se në gjuhën shqipe dezinformatat shpërndahen më së shumti përmes rrjeteve sociale, ndërsa në gjuhën serbe qarkullojnë kryesisht në media tradicionale, duke përsëritur narracione që shpesh përputhen me propagandën ruse, sidomos në çështje politike dhe të sigurisë.

Ai theksoi se Kosova renditet e 40-ta nga 41 shtete në Indeksin Evropian të Edukimit Medial, çka sipas tij tregon mungesë të vetëdijes institucionale për rëndësinë e edukimit medial.

Orav u shpreh se mungesa e mendimit kritik dhe mos-integrimi i njohurive mbi verifikimin e burimeve në sistemin arsimor e lë shoqërinë të ekspozuar ndaj manipulimit.

“Në mbarë Evropën dhe përtej, dezinformata kërkon të dobësojë besimin në institucione, të polarizojë shoqëritë dhe të shfrytëzojë divizionet, dhe Kosova nuk bën përjashtim. Hapësira e Kosovës mbetet e ndjeshme ndaj manipulimit dhe ndërhyrjes. Kërkimet nga partnerët tanë tregojnë se mendimi kritik dhe verifikimi i burimit nuk diskutohen sistematikisht në shkolla, duke lënë popullin të ekspozuar ndaj manipulimit dhe dezinformatës.”

Ai paralajmëroi se dezinformimi, polarizimi dhe sulmet ndaj normave demokratike rrezikojnë bazat e besimit publik dhe angazhimit qytetar, duke krijuar një terren të favorshëm për destabilizim.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Milosh Medenica publikon video të re nga arratia: Thotë se ka prova për lidhje mes pushtetit serb dhe grupeve kriminale – përmend Vuçiqin

Milosh Medenica publikon video të re nga arratia: Thotë se ka prova për lidhje mes pushtetit serb dhe grupeve kriminale – përmend Vuçiqin

4 orë më parë
KGJK-ja sot shqyrton tërheqjet e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë

KGJK-ja sot shqyrton tërheqjet e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë

4 orë më parë
Përplasje në studio, panelisti tentoi të sulmojë Nexhmedin Spahiun (Video)

Përplasje në studio, panelisti tentoi të sulmojë Nexhmedin Spahiun (Video)

4 orë më parë
Venezuela i përgjigjet Trumpit, pas paralajmërimeve për mbylljen e hapësirës ajrore

Trump vendos tarifa të reja për importet nga Evropa, Kina dhe vende të tjera

4 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH