Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Zj*arri tek ‘Kosova A’, KEK-u: Nuk ka vend për shqetësim

    Zj*arri tek ‘Kosova A’, KEK-u: Nuk ka vend për shqetësim

    Albin Kurti si Henri Kisinxheri, mbron interesin nacional dhe shtetëror të Kosovës

    Kurti për veprën e Srebrenicës:Çdo fjalë është dritë për kujtesën kolektive

    Krasniqi takon ambasadorin gjerman Rohde – Diskutojnë për tejkalimin e bllokadës politike

    Krasniqi takon ambasadorin gjerman Rohde – Diskutojnë për tejkalimin e bllokadës politike

    Zj*arri i madh në Corroticë të Preshevës, Sinani: Flakët janë përhapur me shpejtësi

    Lokalizohet një zj*arr i madh afër Manastirit të Deviçit – Ndërhyjnë Policia, Zjarrfikësit, NJSO dhe KFOR-i

    Operacioni “Patenta”, sekuestrohen ar*më, 224 fi*shekë, mbi 20 mijë euro, telefona e kompjuterë

    Gruaja nga Kaçaniku i sulmon policët, i bënë për spital

    BKH kryen tjetër kontroll ndaj Erion Veliajt

    Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

    Një tjetër moment i sikletshëm për Macronin – gruaja e injoron me të zbritur në Angli

    Një tjetër moment i sikletshëm për Macronin – gruaja e injoron me të zbritur në Angli

    Rasti i Lipjanit: Prokuroria nis hetimet për `vrasje nga pakujdesia`

    Rasti i Lipjanit: Prokuroria nis hetimet për `vrasje nga pakujdesia`

    PSRK kërkon nga Apeli dënimin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve

    PSRK kërkon nga Apeli dënimin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Sa u pagua në Hollywood? Rrëfehet Inva Mula (VIDEO)

    Sa u pagua në Hollywood? Rrëfehet Inva Mula (VIDEO)

    Një udhëtim poetik drejt dritës

    Një udhëtim poetik drejt dritës

    Dua Lipa uron nënën e saj për ditëlindjen me fotografi të veçanta

    Dua Lipa uron nënën e saj për ditëlindjen me fotografi të veçanta

    Në kërkim të përjetësisë: Poezia metafizike e Gazmend Dashit

    Në kërkim të përjetësisë: Poezia metafizike e Gazmend Dashit

    Kosova hap Këndin e Librit në Bibliotekën Kombëtare të Bullgarisë

    Kosova hap Këndin e Librit në Bibliotekën Kombëtare të Bullgarisë

    Netanyahu: Do të miratohet armëpushimi me Hezbollahun

    Netanjahu për bombardimet e Iranit: Nuk po mundem ta martojë djalin, e fejuara e tij në ankth

    Kurti priti në takim “Shkodrën Elektronike”, flasin për suksesin e këngës “Zjerm”

    Kurti priti në takim “Shkodrën Elektronike”, flasin për suksesin e këngës “Zjerm”

    Lidhja e Prizrenit – Frymë e Rilindjes që sot na mungon

    Lidhja e Prizrenit – Frymë e Rilindjes që sot na mungon

    Nis sot `Panairi i 25-të i librit në Prishtinë`

    Nis sot `Panairi i 25-të i librit në Prishtinë`

    Lule Elezi – pianistja e parë shqiptare që performon në Festivalin “Floralia Muzyczne” në Poloni

    Lule Elezi – pianistja e parë shqiptare që performon në Festivalin “Floralia Muzyczne” në Poloni

    Çfarë është rituali i Haxhit?

    Çfarë është rituali i Haxhit?

    Kurani i veçantë i dhuruar nga presidenti Erdoğan ruhet në Xhaminë e Kalasë së Prezës

    Kurani i veçantë i dhuruar nga presidenti Erdoğan ruhet në Xhaminë e Kalasë së Prezës

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Dialogu e integrimi evropian, çfarë mund të pritet nga Kryediplomati i ri i Gjermanisë

05 Maj 2025, 22:37
në Evropa, Lajme
“Kartelat e mbushuara me para”, Gjermania vjen me një standard të ri për azilkërkuesit
Share on FacebookShare on Twitter

Me Johann Wadephul në krye të ministrisë së Jashtme, Ballkani Perëndimor mund të presë mbështetje të qartë për integrimin evropian – por gjithashtu kërkesa të forta për reforma reale, shkruan DW.

Me emërimin e Dr. Johann David Wadephul si ministër i Jashtëm, Gjermania kthehet drejt një diplomacie më pragmatike. Johann David Wadephul, i lindur në vitin 1963 në Husum, në veri të Gjermanisë, është jurist i diplomuar në Universitetin e Kiel-it dhe major në rezervë në Bundeswehr. Anëtar i CDU-së që nga viti 1982, ai ka ndërtuar një karrierë të gjatë politike në landin Schleswig-Holstein dhe që nga viti 2009 është deputet në Bundestag.

Pas zgjedhjeve të vitit 2017, Johann Wadephul u emërua zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU për çështjet e mbrojtjes, politikës së jashtme dhe sigurisë. Si nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ai është angazhuar për një bashkëpunim më të ngushtë evropian në fushën e sigurisë dhe për mbështetjen e pakushtëzuar të Ukrainës. Në lidhje me marrëdhëniet transatlantike dhe politikën e ndryshuar të SHBA-së nën presidentin Donald Trump, Wadephul ka thënë: “Ne duhet ta mbajmë dorën të shtrirë, të jemi të gatshëm për negociata, por duhet të sigurojmë se mund të mbrohemi vetë nëse negociatat nuk ecin mirë.”

Diplomaci më e matur dhe pragmatike

“Ndryshe nga Annalena Baerbock, Wadephul do të ndjekë një stil më të përmbajtur, më pragmatik dhe më të fokusuar te rezultatet konkrete”, i tha Deutsche Welle-s Hans-Joachim Falenski, ish-këshilltar për politikën e jashtme në grupin CDU/CSU dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij deri në vitin 2021.

Një shembull i kësaj qasjeje u pa në vitin 2022, kur Wadephul kritikoi hapur kancelarin Olaf Scholz për vizitën e parë zyrtare në Ballkan. Scholz kërkoi publikisht në Beograd që Serbia ta njihte pavarësinë e Kosovës, një deklaratë që Wadephul e quajti “amatoreske”, pasi, sipas tij, kërkesa të tilla duhet të adresohen me kujdes diplomatik për të mos bllokuar dialogun. “Kjo është e dëshirueshme dhe këtë e dinë të gjithë, por njohja duhet të vijë në fund të një procesi, ndërsa tani kjo deklaratë e thënë në publik në mënyrë kaq amatoreske e ngarkon të gjithë procesin, i cili është bërë i vështirë për Serbinë”, tha Wadephul asokohe në Bundestag. Ai kritikoi gjithashtu faktin që kancelari gjerman shkoi fillimisht në Prishtinë dhe më pas në Beograd.

Kolë Gjoka, Konsull Nderi i Shqipërisë në Hamburg dhe ish-kandidat për Bundestag nga CDU e Schleswig-Holstein-it, ka punuar ngushtë me Wadephul-in në strukturat partiake të këtij landi.

“Wadephul është prej vitesh eksperti më i mirë i politikës së jashtme në CDU/CSU dhe përkrahës i forcimit të rolit të Europës në politikat globale.”

Gjoka, i cili prej vitit 2017 ka qenë në listën e landit si kandidat për Bundestag, beson se Wadephul “do të ketë një ndikim të madh në dialogun Kosovë-Serbi dhe do të jetë një mbështetës i jashtëzakonshëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.”

Për vite me radhë, Wadephul ka udhëhequr Grupin e Punës për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, një platformë ndërsektoriale që bashkonte deputetë të specializuar për të ndjekur zhvillimet në rajon. Në këtë grup merrte pjesë edhe Gunther Krichbaum, i cili tani është emëruar Sekretar Shteti për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme, post ky, që deri tani e ka Anna Lührmann, nga të Gjelbrit. Me këtë strukturë të re, pritet që Ballkani Perëndimor të mbetet një prioritet i diplomacisë gjermane – por gjithmonë i lidhur me përmbushjen e standardeve dhe reformave.

Integrim në BE, por në bazë të meritave

Si Wadephul ashtu edhe Krichbaum janë figura që janë shprehur qartë edhe për politikat e brendshme në Shqipëri pa ngurruar të flasin edhe për konfliktet e brendshme politike të partisë simotër, Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kështu, për shembull, vetëm disa muaj më parë, Krichbaum dënoi protestat e dhunshme të PD-së në Tiranë dhe kritikoi liderin e saj Sali Berisha, duke theksuar se “një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një opozitë të fortë dhe paqësore që përputhet me vlerat evropiane.” Ai sugjeroi gjithashtu që Partia Demokratike të zgjidhte një kryetar të ri për të rikthyer besueshmërinë dhe orientimin pro-evropian të saj.

Wadephul dhe Krichbaum janë arkitektët kryesorë të kushteve shtesë që Bundestagu vendosi në vitin 2020 për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Wadephul i tha asokohe DW: Vendosëm disa parakushte që më kushtuan shumë punë dhe energji, dhe nëse ato nuk plotësohen, atëherë do ta kem të vështirë t’i bind kolegët e grupit tim parlamentar që ta shoqërojnë pozitivisht procesin.”

Pritet që kjo qasje ndaj kushteve të ndiqet edhe në të ardhmen.

“Reformat juridike, lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i institucioneve, veçanërisht në Shqipëri, do të mbeten kritere kyçe për procesin e integrimit evropian,” thotë Falenski.

Mijatovic: Të mos u hapet rrugë regjimeve autoritare

Një veçanti shoqëron emërimin e Wadephul si Ministër i Jashtëm: për herë të parë pas gati 60 vitesh, Ministria e Jashtme gjermane ndodhet sërish në duart e CDU-së. Historikisht, ky post u ishte lënë zakonisht partnerëve të koalicionit. Tani, si Kancelaria, ashtu edhe Ministria e Jashtme drejtohen nga e njëjta parti – CDU-ja.

Politikani i opozitës Boris Mijatović, ekspert për Ballkanin në radhët e partisë “Të Gjelbërit” dhe bashkëpartiak i ish-ministres së Jashtme Annalena Baerbock, sheh këtu një problem. Ai paralajmëron se pesha dhe pavarësia e politikës së jashtme gjermane mund të dobësohen, pasi kancelari i ardhshëm Friedrich Merz pritet të marrë një rol shumë aktiv në çështjet ndërkombëtare dhe të përqendrojë më shumë kompetenca në zyrën e tij.

Nga Wadephuli si ministër i Jashtëm, Mijatović pret që të angazhohet për shtetin e së drejtës, për demokracinë dhe për një perspektivë të qartë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Gjermania duhet të qëndrojë hapur në anën e forcave demokratike në rajon dhe të mos i hapë rrugë regjimeve autoritare,” tha ai për Deutsche Welle-n.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Zj*arri tek ‘Kosova A’, KEK-u: Nuk ka vend për shqetësim

Zj*arri tek ‘Kosova A’, KEK-u: Nuk ka vend për shqetësim

4 minuta më parë
Albin Kurti si Henri Kisinxheri, mbron interesin nacional dhe shtetëror të Kosovës

Kurti për veprën e Srebrenicës:Çdo fjalë është dritë për kujtesën kolektive

8 minuta më parë
Krasniqi takon ambasadorin gjerman Rohde – Diskutojnë për tejkalimin e bllokadës politike

Krasniqi takon ambasadorin gjerman Rohde – Diskutojnë për tejkalimin e bllokadës politike

11 minuta më parë
Zj*arri i madh në Corroticë të Preshevës, Sinani: Flakët janë përhapur me shpejtësi

Lokalizohet një zj*arr i madh afër Manastirit të Deviçit – Ndërhyjnë Policia, Zjarrfikësit, NJSO dhe KFOR-i

17 minuta më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH