Se diaspora është damari i Kosovës, kjo po dëshmohet çdo ditë e më shumë saherë që vendlindja e tyre ka nevojë.
Një e shtune vikendi nuk ishte e zakonshme për disa djem nga Kosova që jetojnë në diasporë e me saktë në Bremen të Gjermanisë. Valdeti dhe Avniu që vijn nga rajoni i Drenicës më të degjuar lajmin se një inavlidi të luftës se UÇK-së i është keqësuar gjendja shëndetësore, u organizuan së bashku me miqtë e tyre që jetojnë në këtë rrethinë dhe mblodhën të holla për ti dërguar në familjen e Shpëtim Hetës në Drenas.
Ajo që bije në sy është se listës se atyre që kanë ndihmuar me të holla përpos organizatorëve, janë edhe disa miq të tyre gjerman.
Për këtë organizim të diasporës që urojmë ti përgjigjen sa më shumë qytetarë që Shpetimit që na solli lirinë t’ia shpetojmë ne sot jetën ka shkruar edhe këngëtari Shaqir Cervadiku që ka falenderuar vendasit e tij që jetojnë në Bremen të Gjermanisë që mblodhen të holla si ndihmë për sherimin e Shpetim Hetës.
Postimi i plotë i Shaqir Cërvadikut:
Falenderojmë nga zemra miqët nga Bremen-i i Gjermanisë që u organizuen për ta ndihmuar shërimin e invalidit të luftës Shpëtim Hetën.
Sot ata i derguen familjës së tij në Kosovë nji shumë 2370 euro për shërimin e Shpëtimit.
Zoti i shpërbleftë njerëzit humanitarë.
Falenderojmë:
Valdet Berisha
Avni Dervishi
Bashkim Imeraj
Nagim Kadriu
Caki Mitrovica
Musa Beqiri
Nico Lapata
Sadik Seferi
Hetem Beqiri
Arlind Beqiri
Kenan Selimi
Imad Isidi
Husein Hagi
Fatos Janova
Klaus Wesels