Dy gjigantët e Premier Ligës, Manchester United dhe Manchester City, janë përballur me njëri-tjetrin në 185 ndeshje në të kaluarën dhe 48 herë në epokën e Premier Ligës. Djajtë e Kuq kanë një avantazh në rekordin e ndeshjeve me 24 fitore në Premier Ligë dhe 77 në të gjitha garat.
Ky është një nga rivalitetet më të ashpra në botën e futbollit. Para kësaj ndeshjeje vendimtare, Goal shkruan disa fakte interesante me historinë e këtyre ndeshjeve, transmeton Klankosova.tv.
1) United i pamposhtur në katër derbet e fundit të Manchesterit në Premier Ligë
Manchester United është i pamposhtur në katër ndeshjet e fundit në Premier Ligë kundër Manchester Cityt. Ata kanë fituar tri herë dhe një herë kanë barazuar.
2) Ronaldo i vetmi lojtar që ka marrë më shumë se një karton të kuq në derbin e Manchesterit
Ka pasur tetë kartonë të kuq në 48 ndeshje derbi të Mançesterit, por i vetmi që është përjashtuar dy herë është Cristiano Ronaldon e Manchester United (janar 2006 dhe nëntor 2008).
3) Sterling nuk ka shënuar kurrë kundër Manchester United
Ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling, është përballur me Manchester Unitedin më shumë se sa është përballur me çdo kundërshtar tjetër në karrierën e tij klubore në të gjitha garat, plot 23 herë. Megjithatë, Sterling nuk ka shënuar ende kundër Djajve të Kuq, pavarësisht se ka luajtur 1662 minuta dhe ka pasur 38 goditje (15 në portë) në këto ndeshje.
4) Rekordi i jashtëzakonshëm i Ole kundër Pep Guardiolës
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka fituar katër nga tetë takimet e tij me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola, në të gjitha garat, shkalla më e mirë e fitoreve të çdo trajneri për t’u përballur me spanjollin të paktën pesë herë. Ai ka një rekord prej 50 për qind fitore kundër Guardiolës.