Vetëm ministri për Kthim Nenad Rashiq dhe zëvendëskryeministrja, Emilia Rexhepi nga kabineti qeveritar e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin organizuar nga Ambasada e ShBA-së më 31 janar.
E kryeministri Kurti ka mohuar të ketë marrë ftesë në këtë diskutim.
Deputeti Arbër Rexha ka shkruar se ky takim është një mundësi shumë e mirë të dëshmohet se Asociacioni njëetnik serb nuk është i pranueshëm për shoqërinë, jo vetëm për Qeverinë.
“Takimi i 31 janarit është mundësi shumë e mirë të dëshmohet se Asociacioni njëetnik serb nuk është i pranueshëm për shoqërinë, jo vetëm për Qeverinë”, ka shkruar Rexha.
Mbajtjen e diskutimit më 31 janar për teve1.info e kanë konfirmuar edhe vet ambasada, të cilët kanë thënë se përmes këtij eventi synojnë ta avancojnë kuptimin e përbashkët për angazhimin ndaj asociacionit .