Distria Krasniqi nuk ka të ndalur.
Xhudistja kosovare ka kaluar në finalen e madhe të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Gjeorgji, duke siguruar kështu medaljen e argjendtë.
Ajo në gjysmëfinale e mposhti xhudisten gjermane Macha Ballhaus, transmeton lajmi.net.
Ndërsa tani do të luftojë për medaljen e artë.