Sot shënohet Dita e Alfabetit Shqiptar, që rikujton Kongresin e Manastirit, moment kyç në unifikimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar.
Lidhur me këtë ditë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar Kongresin e Manastirit si një pikë kthese historike për shqiptarët, njofton Klankosova.tv.
“Kongresi i Manastirit ishte shtylla e një fillimi të rëndësishëm në identitetin shqiptar. Gjuha shqipe u bë ura e unifikimit të kombit, ndërsa alfabeti ynë përcaktoi orientimin perëndimor të shqiptarëve.


























