Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    “Nuk e harrojmë Çamërinë”, nga Prishtina dërgohet mesazh në 82-vjetorin e gjenocidit grek

    Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

    ​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

    Krasniqi: Miratuam vendimin për 1 milion euro në 4 projekte infrastrukurore

    Kurti vjen me një mesazh për komunitetin serb: Le të ecim së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë

    Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve

    Gecaj i LDK-së me një letër publike i kërkon Abdixhikut të “lëshojë rrugë”: Ju kemi dhënë mundësinë tri herë

    KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren, Ferizaj dhe Gjakovë

    Kryeministri Kurti festoi 30 vjetorin e Maturës (Foto)

    Qeveria në detyrë mblidhet sot, ky është rendi i ditës

    Mot i paqëndrueshëm të mërkurën, priten rrebeshe shiu e breshër

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Djegia e Kuranit bllokon rrugën e Suedisë drejt NATO-s

05 Shkurt 2023, 13:27
në Botë
Djegia e Kuranit bllokon rrugën e Suedisë drejt NATO-s
Share on FacebookShare on Twitter

Planet e Suedisë, por edhe Finlandës, për t’u anëtarësuar shpejt në NATO, kanë hasur në pengesa. Turqia – si vend anëtar i aleancës me të drejtë vetoje – ka shtyrë për kohë të pacaktuar bisedimet e anëtarësimit.

Kjo, pasi një politikan i ekstremit të djathtë në Suedi ka djegur një kopje të Kuranit – librit të shenjtë islamik – jashtë Ambasadës turke në Stokholm, më 21 Janar. Në lejen që Rasmus Paludan ka marrë nga policia, është thënë se protesta e tij është “kundër Islamit” dhe “kundër përpjekjeve të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për të ndikuar lirinë e shprehjes në Suedi”.

Incidenti ka shkaktuar zemërim dhe protesta gjetkë në botën myslimane, ndërsa Erdogan ka porositur Suedinë që të mos presë mbështetje nga Turqia për anëtarësim në NATO.

“Nëse vërtet i respektoni të drejtat dhe liritë, duhet të respektoni edhe Republikën e Turqisë ose besimet fetare të myslimanëve. Nëse nuk e tregoni këtë respekt, më vjen keq, ju nuk do të keni mbështetje nga ne për anëtarësim në NATO”, ka thënë Erdogan.

Suedia dhe Finlanda, me dekada, kanë qenë ushtarakisht neutrale. Por, lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndryshuar pikëpamjet e tyre për sigurinë.

Finlanda ka një kufi prej 1.300 kilometrash me shtetin rus, ndërsa ishulli suedez i Gotlandit gjendet vetëm 300 kilometra larg enklavës ruse të Kaliningradit, ku edhe është e pozicionuar Flota Baltike e Rusisë. Kështu, të dyja vendet – me ushtri relativisht të forta – e kanë parë NATO-n si mekanizmin më të mirë për garantimin e sigurisë së tyre. Ato kanë aplikuar bashkërisht për anëtarësim në maj të vitit të kaluar.

Nga 30 vendet anëtare, deri më tash, vetëm Turqia dhe Hungaria nuk e kanë ratifikuar hyrjen e tyre në aleancë, megjithëse Budapesti ka premtuar se do ta bëjë këtë në fillim të këtij viti.

Turqia, qysh në fillim, ka qenë kundër anëtarësimit të tyre në NATO, duke i akuzuar dy vendet nordike për strehimin e militantëve kurdë, që kërcënojnë shtetin turk. Stokholmi dhe Helsinki i kanë hedhur poshtë akuzat. Megjithatë, në muajin qershor, së bashku me Ankaranë, ata kanë nënshkruar një marrëveshje trepalëshe që adresonte disa nga shqetësimet e Turqisë.

Është dukur se kjo marrëveshje po i hapte rrugë zgjerimit të aleancës 74-vjeçare, por gjërat, me sa duket, janë bllokuar sërish.

Suedia e ka dënuar incidentin me djegien e Kuranit, duke thënë se “provokimet islamofobike janë të tmerrshme”. Por, ministri i saj i Jashtëm, Tobias Billstrom, ka shkruar në Twitter se “Suedia ka një liri të madhe të shprehjes dhe kjo nuk do të thotë se Qeveria suedeze, ose unë, i mbështesim mendimet e shprehura”.

Analistët në Suedi thonë se nga bllokada turke përfiton vetëm presidenti rus, Vladimir Putin. Sipas tyre, Suedia i ka adresuar shumicën e shqetësimeve të Turqisë dhe liria e shprehjes nuk mund të ndërlidhet me çështje të sigurisë. Për programin Expose të Radios Evropa e Lirë flet ish-diplomati suedez, Michael Sahlin, i cili ka shërbyer si ambasador edhe në Turqi:

“Kemi ardhur në fund të rrugës. Ne i kemi plotësuar – ndoshta edhe më shumë seç duhet – nevojat e Turqisë dhe tani i takon Turqisë të vendosë”.

“Në një vend liberal natyrisht se do të keni djegie të Kuranit apo kukulla që portretizojnë Erdoganin të varur në rrugë. Ne nuk mund t’i ndalojmë këto. Mund të mos i pëlqejmë, të shprehim zemërim si qeveri, por nuk mund të ndalohen. Dhe, kjo vlen për secilin vend të NATO-s që e përshkruan veten si liberal dhe demokratik”, thotë Sahlin.

Në Turqi, disa analistë thonë se prapa bllokadës turke për Suedinë mund të fshihen edhe motive të tjera. Senem Aydin Duzgit, profesoreshë e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Sabançi në Stamboll, shpjegon për Exposenë:

“Natyrisht se Turqia po përpiqet të fitojë diçka në këmbim dhe këtë [bllokadë] e shfrytëzon si levë. Deklarimi zyrtar qëndron, por nuk mendoj se ky është krejt rrëfimi. Po ashtu, mendoj se Turqia po përpiqet t’i balancojë marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe me Perëndimin”. Duke vepruar kështu, ajo luan deri diku edhe në favor të interesave ruse”.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

“Nuk e harrojmë Çamërinë”, nga Prishtina dërgohet mesazh në 82-vjetorin e gjenocidit grek

“Nuk e harrojmë Çamërinë”, nga Prishtina dërgohet mesazh në 82-vjetorin e gjenocidit grek

10 minuta më parë
Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

54 minuta më parë
​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

2 orë më parë
Krasniqi: Miratuam vendimin për 1 milion euro në 4 projekte infrastrukurore

Krasniqi: Miratuam vendimin për 1 milion euro në 4 projekte infrastrukurore

3 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH