Kandidatja për presidente të SHBA-ve nga radhët e partisë demokratike, Kamala Harris ka marrë mbështetjen e ish-presidentit amerikan, Barack Obama dhe bashkëshortes së tij.
Në një video të publikuar në rrjetin social X, shihet telefonata e zhvilluar mes treshes.
“Jam krenare me ty, kjo do të jetë historike”, ka thënë Michelle Obama, gruaja e ish-presidentit.
“Unë dhe Michele s’do të mund të ishim më krenarë të ju përkrahim të bëni gjithçka që mund të bëni për t’ia dal mbanë në zgjedhje dhe drejt Zyrës Ovale”, dëgjohet duke i thënë Barack.
Ndërkaq kandidatja demokratike në video shpreh mirënjohjen e saj ndaj kësaj përkrahje.
It means so much to have your endorsements, @MichelleObama and @BarackObama.
Let’s get to work. pic.twitter.com/rAuTyIlCai
— Kamala Harris (@KamalaHarris) July 26, 2024