Dogana e Kosovës pjesë e forumit në Organizatës Botërore të Doganave

Diskutimet janë të përqendruara në rritjen e transparencës, konsistencës dhe efikasitetit në proceset e certifikimit të origjinës, një element thelbësor në lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se Dogana e Kosovës po merr pjesë aktive në këtë forum të rëndësishëm, duke kontribuar në zhvillimin dhe zbatimin e rregullave të drejta dhe të harmonizuara të origjinës.

Pjesëmarrja në këtë proces rikonfirmon përkushtimin e Doganës së Kosovës për të rritur efikasitetin tregtar dhe për të përafruar praktikat e saj me standardet më të larta ndërkombëtare.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika