Donald Trump është larguar nga Shtëpia e Bardhë për herë të fundit si president. Helikopteri “Air Force One” me të cilin po largohen Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump zbriti në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, raportojnë mediat amerikane.
Ai u foli shkurtimisht gazetarëve ndërsa u largua, duke thënë se kishte arritur shumë në detyrë dhe se ai dhe gruaja e tij Melania e donin popullin amerikan.
Trump po thyen traditën e gjatë presidenciale duke mos marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij. Trump dhe Melania do të bëjnë fluturimin e tyre të fundit me “Air Force One” deri në klubin e golfit të Mar-A- Logo të Trump në Palm Beach, Florida.