Presidenti Donald Trump renditet në vendin e 1299 në listën vjetore të miliarderëve të “Forbes”, duke rënë me 300 pozicione në klasifikimin e përvitshëm.
Revista prestigjoze shpjegoi se kjo gjë ndodhi për shkak se Trump nuk ishte në gjendje të merrej me biznesin e tij gjatë presidencës së tij, biznesi me qira i hotelit, kazinosë dhe zyrave të Trump u dëmtua rëndë, veçanërisht me llojin e ri të epidemisë së koronavirusit (Covid-19).
Sipas revistës “Forbes”, Trump aktualisht ka një pasuri me vlerë 2.5 miliardë dollarë nga 3.5 miliardë që kishte më parë.
Është deklaruar se ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ra 300 vende më poshtë në listën e miliarderëve të revistës Forbes, për shkak të humbjes së më shumë se 1 miliard dollarë në pasurinë e tij gjatë presidencës së tij 4-vjeçare, transmeton Kosova Post.
Trump u rendit i 1299-ti në listën e miliarderëve të këtij viti, me një pasuri prej rreth 2.4 miliardë dollarë, sipas Forbes, i cili boton një listë të miliarderëve çdo vit.
U theksua se Trump ishte në vendin e 1001-të vitin e kaluar dhe se ai ra prapa 300 njerëzve në renditjen e këtij viti.
Sipas të dhënave të Forbes, kur Trump zuri vendin e Shtëpisë së Bardhë në 2017, pasuria e tij totale ishte rreth 3.5 miliardë dollarë.
Përveç që nuk ishte në gjendje të merrej me biznesin e tij gjatë presidencës së tij, biznesi me qira i hotelit, kazinosë dhe zyrave të Trump u dëmtua rëndë, veçanërisht me llojin e ri të epidemisë së koronavirusit (Kovid-19), i cili hyri në axhendën e vendit në Mars 2020 .