Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

    Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

    Rudolph: Kosovës i duhen institucione stabile për agjendën evropiane

    Rudolph: Kosovës i duhen institucione stabile për agjendën evropiane

    Trump thirret ta mundësojë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe t’i vizitojë dy shtetet

    Trump: Pa SHBA-në, NATO është `tigër prej letre`

    Elvis Hoxha ironizon Baton Haxhiun për deklaratat mbi Mitrovicën

    Elvis Hoxha ironizon Baton Haxhiun për deklaratat mbi Mitrovicën

    Sekuestrohen mbi 45 kilogramë ar në Pejë, MINT-i jep detaje

    Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit

    Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu i shtohen KFOR-it si shtete kontribuese me trupa ushtarake në Kosovë

    KFOR-i: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim për sigurinë

    Nisen drejt Kosovës trupat e vik*timave nga ak*sidenti në Vjenë

    Nisen drejt Kosovës trupat e vik*timave nga ak*sidenti në Vjenë

    Turqia dënon su*lmet izr@elite ndaj besimtarëve në Xhaminë Al-Aksa gjatë Bajramit

    Turqia dënon su*lmet izr@elite ndaj besimtarëve në Xhaminë Al-Aksa gjatë Bajramit

    AARC në DASH kërkon zgjidhje të shpejtë për dialogun Kosovë–Serbi

    AARC në DASH kërkon zgjidhje të shpejtë për dialogun Kosovë–Serbi

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Drashkoviq: Me gënjeshtra, shteti serb nxiti urrejtje dhe histeri anti-shqiptare

20 Prill 2024, 9:58
në Kryesore, Lajme, RAJON
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i punëve të jashtme i unionit Serbi-Mali i Zi, tashmë shkrimtar, Vuk Drashkoviq, ka thënë se bllokimi i Kosovës për t’u bërë pjesë e UNESCO-s nga ana e Serbisë është bërë duke u bazuar në urrejtje dhe në të pavërteta.

Në një shkrim autorial të botuar në të përditshmen e pavarur serbe “Danas”, ai ka thënë se Serbia ka arritur “dy fitore virtuale” në politikën e jashtme, siç është ndalimi i Kosovës në UNESCO-s dhe vetoja e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin në Srebrenicë.

Megjithatë, ai thotë se në të vërtetë, të dyja këto janë humbje të mëdha për Serbinë.

“Sot Serbia nuk mund ta mbrojë trashëgiminë e saj në Kosovë, por kishat dhe manastiret serbe nuk mund të mbrohen as nga shqiptarët, njësia e tyre speciale e policisë, komandanti i së cilës është serb. Ky është thelbi i fushatës ‘fituese’ kundër pranimit të Kosovës në UNESCO. Pra, kush do të kujdeset për trashëgiminë serbe? Askush! Fushata e shtetit të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, e cila do ta kishte bërë Kosovën të merrte detyrimet më të rrepta ndërkombëtare për të mbrojtur trashëgiminë fetare, historike dhe kulturore të secilit në territorin e saj dhe mbi të gjitha trashëgiminë serbe, ishte luftënxitëse, e bazuar në urrejtje, të pavërteta dhe gjysmë të vërteta”, ka thënë Drashkoviq në këtë shkrim autorial, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai përmend edhe etiketimet që presidenti i vendit të tij, Alleksandar Vuçiq ua bën shqiptarëve të Kosovës, të cilët, sipas tij, i quan “të mallkuar”, por edhe ato të ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili thotë se “Kosova është si ISIS”.

Sipas tij, këto deklarime të krerëve të shtetit serb, por edhe të tjera, se “shqiptarët duan të përvetësojnë, të shpallin ‘vende të shenjta serbe’ si shqiptare”, janë gënjeshtra të cilat “shërbyen për të nxitur urrejtjen dhe histerinë antishqiptare”.

Më tej, Drashkoviq thotë se me trazirat e marsit të vitit 2004 në Kosovë, Serbia deshi të çonte mesazhin se “shqiptarët e Kosovës janë, si të thuash, gjenetikisht, ‘shkatërrues të shenjtëroreve serbe’ dhe të cilat ata nuk mund t’i mbrojnë”.

Megjithatë, ai thotë se shumë shqiptarë janë pasardhës të këtyre manastireve që Serbia i konsideron të vetat.

“Kështu thuhet dhe shkruhet, pavarësisht se dhjetëra mijëra shqiptarë janë pasardhës të ‘vojvodëve të manastirit’, familjet dhe fiset fisnore të të cilëve, për më shumë se katër shekuj, mbrojtën kishat dhe manastiret serbe, madje humbën jetën në mbrojtje të tyre”.

“Sipas Kanunit të Leka Dukagjinit, kishat duhet të mbrohen, sepse, siç thuhet në Kanun, ‘nuk kanë as shpatë e as konop’! Menjëherë pas Luftës së Parë Ballkanike dhe çlirimit të Kosovës, Mbretëria e Serbisë, me dekoratat e saj më të larta, zbukuroi gjoksin e atyre vojvodëve shqiptarë të manastirit. Fushata e Serbisë në UNESCO ofendoi pasardhësit e tyre. Ata mbajnë mend larg dhe gjatë”, tha Drashkoviqi.

Ndërkaq, ai thotë se një film tjetër “për prishjen dhe djegien e më shumë se 200 xhamive, teqeve dhe medreseve në Kosovë në prill dhe maj 1999 u fsheh nga bota, por edhe nga Serbia”.

“Po të ishte shfaqur ai film, do të dihej se trashëgimia islame u shkatërrua nga shteti i Millosheviqit, forcat e tij ushtarake, policore dhe paramilitare dhe se, pesë vjet më vonë, ekstremistët e Kosovës sulmuan barbarisht kishat dhe manastiret serbe. Është e pandershme të anatemosh vetëm krimin e dikujt tjetër, por të heshtësh për të vetin. Pretendimet se nuk ka trashëgimi shqiptare në Kosovë, se shqiptarët atje janë sterilë shpirtërisht, se të gjitha xhamitë e tyre janë ndërtuar nga turqit dhe se ata nuk kanë ndërtuar as një shatërvan, janë afër nazizmit”, potencoi shkrimtari serb, Vuk Drashkoviq.

Ndërkaq, duke folur në lidhje me rezolutën britanike në KS të OKB-së për gjenocidin serb në Srebrenicë, ai tha se vetoja e Rusisë ndaj saj “është një humbje, jo një fitore e madhe për Serbinë”.

“Duke kërkuar nga Rusia që me veton e saj ‘të mbrojë popullin serb nga vula e gjenocidit’, presidenti i Serbisë, deshi apo jo, e identifikoi gjithë popullin serb me autorët e krimit të madh në Srebrenicë”.

Si vetoja ruse e Srebrenicës, ashtu edhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, Drashkoviqi thotë se e sollën Serbinë në konflikt me shumicën dërrmuese të anëtarëve të BE-së, me të gjitha vendet e fuqishme të Perëndimit dhe me të gjitha vendet në rrethinën e saj.

“Është një disfatë dhe madje një disfatë e madhe për një vend që është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, jo euroaziatik apo afrikan, dhe që ka ambicien të jetë një shtyllë e stabilitetit dhe pajtimit në Ballkanin e shqyer nga ende të pashëruar nga plagët e luftës dhe urrejtja e pashuar”.

“Fitoret, të cilat janë disfata, pengojnë edhe lëvizjet më të mira politike strategjikisht: Marrëveshja e Brukselit, afrimi i Serbisë dhe Shqipërisë, Serbisë dhe BeH-së, vizitat në Srebrenicë dhe dërgimi i postës për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, siç shkruhet në obeliskun e bardhë në varrezat atje”.

“Ta imagjinojmë se Serbia e ka respektuar obligimin nga Marrëveshja e Brukselit, për të mos penguar integrimin ndërkombëtar të Kosovës. Dhe se Serbia e mbështeti rezolutën britanike në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, se mori shembull Gjermaninë, e cila ishte e para dhe më e egra që dënoi Holokaustin dhe çdo krim të kryer nga nazistët. Çfarë do të ndodhte? Serbia do të lartësohej para Evropës dhe mbarë botës. Ajo do të arrinte, vërtet, dy fitore të mëdha”, u shpreh ai.

Ndërsa, për “fitoret” që Serbia i konsideron të tilla, kurse Drashkoviqi disfata, thotë se të njëjtat ndikuan që “marrëdhëniet serbo-shqiptare u errësuan, marrëveshja e Brukselit është në rrezik, gjithçka është mbyllur në Bosnje, për shkak të votimit në UNESCO, marrëdhëniet e Serbisë me Malin e Zi dhe me Maqedoninë janë ftohur, serbët e Kosovës kanë frikë se do të paguajnë për patriotizmin antishqiptar në Beograd”.

Etiketat: kosovaSerbiaUNESCOVuk Drashkoviq
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Në Berlin do hapet ekspozita për ma*sakrat e kryer nga Serbia në Kosovë

Në Berlin do hapet ekspozita për ma*sakrat e kryer nga Serbia në Kosovë

10 muaj më parë
Rohde: Politikanët në Kosovë duhet të vendosin shtetin të parin, pastaj partinë

Rohde: Politikanët në Kosovë duhet të vendosin shtetin të parin, pastaj partinë

10 muaj më parë
Nis zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe `Defender Europe ‘25`

Nis zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe `Defender Europe ‘25`

10 muaj më parë
Stërvitje e madhe ushtarake e NATO-s në Maqedoninë e Veriut, Serbia nuk merr pjesë

Stërvitje e madhe ushtarake e NATO-s në Maqedoninë e Veriut, Serbia nuk merr pjesë

10 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH