Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Mehmeti-Selimi: Kushtetutën e ndërruan këta “gardianët” që ia patën shtuar nenin 162 për Gjykatën Speciale

    Kurti vjen me një mesazh për komunitetin serb: Le të ecim së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë

    Kurti thotë se po e monitorojnë nga afër gjendjen e 4 të lënduarve në Vlorë

    Klinika e Gjinekologjisë: Lehonat të befasuara për të mirë me kushtet (VIDEO)

    Disa ushqime ju ndihmojnë nëse keni alergji stinore

    PDK thërret konferencë për media në Kuvend

    Zjarri në hotelin në Vlorë, disa prej tyre nga Kosova, publikohen emrat e të lënduarve

    Reagon Haxhiu, shpreh keqardhje që PDK-ja e AAK-ja refuzuan ftesat për takim: Vendimi  i pamatur

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

    Të shtëna me armë në Prishtinë, një i plagosur

    Punimet në rrjet, këto vende do të mbesin pa rrymë sot

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Drashkoviq: Vr*asja e 6 fëmijëve serbë në Pejë, u krye nga regjimi i Millosheviqit dhe UDBA

16 Qershor 2025, 20:07
në Lajme
Drashkoviq: Vr*asja e 6 fëmijëve serbë në Pejë, u krye nga regjimi i Millosheviqit dhe UDBA
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-politikani dhe shkrimtari serb Vuk Drashkoviq ka thënë se Kisha Ortodokse serbe nuk e ka dënuar asnjë krim që kanë kryer serbët, duke nisur nga luftërat që çuan në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. 

Në një bisedë për emisionin “Pa censurë”, Drashkoviq tha se Kisha ortodokse serbe madje nuk kishte dënuar as vrasjen e të rinjve serbë në kafenenë “Panda” në Pejë më 14 dhjetor të vitit 1998, duke thënë se ai krim ishte kryer nga serbët dhe kishte qëllim t’i atribuohej faji shqiptarëve.

“Atë që e kam thënë, çfarë është edhe më shqetësuese, Kisha jonë nuk e ka dënuar asnjë krim të vetëm që e kanë kryer serbët, në ato lufta ku edhe u vra Jugosllavia. Nuk e ka dënuar as krimin e madh ndaj Ukrainës, madje nuk e ka dënuar as vrasjen e fëmijëve tanë në kafenenë ‘Panda’ në Pejë. Fëmijët tanë u vranë nga Wehrmachti më 1941 në Kragujec dhe nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit e UDBA më 1998 në kafenenë ‘Panda’ në Pejë. Pse? Që krimi – krim i tmerrshëm, vrasja e gjashtë fëmijëve serbë në kafene –  t’i atribuohej shqiptarëve dhe të rritej urrejtja në Serbi ndaj shqiptarëve. Ky ishte qëllimi”, tha Drashkoviq.

Më 14 dhjetor të vitit 1998 persona të armatosur kishin hyrë në kafenenë “Panda” në Pejë” dhe kishin vrarë gjashtë të rinj serbë.

Për këtë rast fillimisht ishin arrestuar më shumë se 150 shqiptarë në Pejë e më 17 dhjetor të vitit 1998 u arrestuan gjashtë të rinj shqiptarë. Ata ishin të moshave nga 17 deri 22 vjet. Të rinjtë ishin torturuar dhe njëri nga ta kishte pranuar vrasjen nën tortura. Në gjyq ata u shpallën të pafajshëm pasi nuk kishte prova për përfshirjen e tyre dhe u dënuan me nga një vit burgim për prishje të rendit publik.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një deklaratë për “TV Pink” afro 11 vjet më parë – në kohën kur nuk e mbante postin e presidentit –  kishte thënë se nuk ka prova se krimi ishte kryer nga shqiptarët.

“Ka shumë gjëra të tmerrshme me të cilat duhet të përballemi, siç është vrasja e serbëve në kafenenë ‘Panda’ në Kosovë dhe M. më 1998, për të cilën nuk ka prova se është kryer nga shqiptarët, siç besohej”, tha Vuçiq atëbotë.

Prokuroria publike për krim të organizuar në Serbi kishte pranuar një kërkesë për ta marrë në pyetje presidentin e Serbisë, Vuçiq, në cilësinë e dëshmitarit, lidhur me rastin “Panda” në fund të gushtit të vitit 2023.

Kërkesa ishte bërë në emër të prindërve të viktimave nga avokati Ivan Niniq.

Në kërkesën drejtuar Prokurorisë për krim të organizuar, avokati Niniq ka thënë se prindërit e viktimave kërkojnë që Vuçiqi të dëgjohet për rastin “Panda” në lidhje me deklaratat që kishte bërë disa herë për media, nga viti 2013 deri më 2018.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Mehmeti-Selimi: Kushtetutën e ndërruan këta “gardianët” që ia patën shtuar nenin 162 për Gjykatën Speciale

Mehmeti-Selimi: Kushtetutën e ndërruan këta “gardianët” që ia patën shtuar nenin 162 për Gjykatën Speciale

9 minuta më parë
Kurti vjen me një mesazh për komunitetin serb: Le të ecim së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë

Kurti thotë se po e monitorojnë nga afër gjendjen e 4 të lënduarve në Vlorë

19 minuta më parë
Klinika e Gjinekologjisë: Lehonat të befasuara për të mirë me kushtet (VIDEO)

Klinika e Gjinekologjisë: Lehonat të befasuara për të mirë me kushtet (VIDEO)

2 orë më parë
Disa ushqime ju ndihmojnë nëse keni alergji stinore

Disa ushqime ju ndihmojnë nëse keni alergji stinore

3 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH