Rastet kur personat zyrtarë pengohen në vendin e tyre të punës nuk janë edhe të rralla në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur të martën rreth orës 14:20 në Burgun e Dubravës, raporton KosovaPost.
Sipas informacioneve të para nga Policia e Republikës së Kosovës, bëhet e ditur se të martën kanë marrë një informatë se dy zyrtarë të Qëndres Korrektuese janë sulmuar fizikisht. Me tu informuar, Policia kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Tutje, në raportin 24-orësh konfirmohet se i burgosuri ka sulmuar fizikisht zyrtarët, me ç’rast iu është nevojitur ndihma mjekësore.
Rasti është duke u hetuar./KosovaPost/