E ardhmja e Armando Broja pritet të jetë një nga çështjet më të diskutuara në merkaton e verës, teksa interesimi nga klubet e Serie A vijon të mbetet i fortë.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka kaluar një sezon të vështirë me Burnley, ku në 23 paraqitje në Premier League ka arritur të shënojë vetëm një gol. Realizimi i vetëm i tij daton më 20 dhjetor, në barazimin 1-1 ndaj Bournemouth.
Pavarësisht statistikave modeste, Broja mbetet një profil interesant në treg dhe mund të largohet sërish në formë huazimi gjatë verës. Interes për të kishin shfaqur më herët Parma dhe Udinese, ndërsa emri i tij vijon të jetë në listat e këtyre klubeve.
Situata mund të favorizojë një lëvizje të mundshme, sidomos nëse lojtarë si Mateo Pellegrino dhe Keinan Davis largohen nga skuadrat respektive në muajt e ardhshëm.
IMPRESUM
Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.
Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.
Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.
Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.


























