E madhërishme! Çun Lajçi poezi për Halil Kastratin, vargjet që po i bëjnë lexuesit të qajnë me lotë!

E madhërishme! Çun Lajçi poezi për Halil Kastratin, vargjet që po i bëjnë lexuesit të qajnë me lotë!

Halil Kastrati është bërë emër i madh në mbarë hemisferën shqiptare. Emri dhe veprimtaria e tij po prekë thellë zemrat e gjithë shqiptarëve. Ky njeri, ky hero o gjallë i njerëzve të pashresë, po I sjell lumturi atyre fa iljeve që spatën fatin të jenë të lumtura. Lutjet e këtyre nënave do t’I mjaftojnë Halil Kastratit, atij dhe fëmijëve të tij, shkruan Kosova Post.

Në shenjë falënderimi, mirënjohjeje e respekti për punën e tij, shkrimtari dhe aktori imadh Çun Lajçi i ka thurur vargje humanistit Kastrati.

Ja vlenë ta lexoni poezinë e tij:

Sa bimë rritën shpirtit tënd
(Halil Kastratit)

Sa rrjedha ka zemër bjeshka jote
që s’shteron
sa diell dhëmbjësh kan sytë tu
që rrezatojnë dashuri
sa bimë rritën shpirtit tënd t’përflakur
që kurrë rrënjet s’u thahën

A ka borë që s’shkrihet n’avullin
e mallit tënd për fëmiun e plakun

Sa kroje lotësh t’rrjedhin bebëzave
për nanat me duer n’magjët e zbrazëta
e foshnjet që qajnë n’gjitë e shterrur t’nusëve
bodrumeve të ftohta pa shtrojë

Sa herë linde n’gëzimet e gëzimeve
t’atyne që i rehatove n’djersën pikua ballit
e sa herë vdiqe n’lotin pikua shpirtit
t’motrës pa pajën e nusnisë
e andërrën e djalit e t’vashës
për ditët e hareshme e t’lumtuna
veshun bukur e bukur pastrua shpirtin
për festën e madhe t’Hyut e t’atdheut
ti hoxhë shpirt njeri
Halil Kastrati!