E papritur! Ky do të jetë moti gjatë kësaj jave

E papritur! Ky do të jetë moti gjatë kësaj jave

Dy ditët e para të javës vijuese moti do të jetë i qëndrueshëm dhe stabil, duke e mbajtur gjendjen termike të pandryshueshme dhe intervalet e gjata me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga e mërkura priten kushte të tjera meteorologjike, meqë masat e ngrohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriperëndimore dhe jugperëndimore e vendit, me vete do të sjellin edhe vranësira, të cilat do të shoqërohen  me reshje shiu.

Sa u përket fushave barike nuk do të ketë luhatje të mëdha, me vlera minimale nën normalen dhe me 1-3 milibar mbi vlerat e normales, ndërsa në fushat termike do të ketë rënie të temperaturave për 2-4 gradë Celsius nga mesi i javës.

Indeksi i rrezeve ultraviolet mbetet në shkallë të rrezikshmërisë, andaj këshillat e mjekut për t’u mbrojtur nga rrezet direkte të diellit mbeten në fuqi.

Temperaturat  minimale do të lëvizin nga 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  28-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi  1-7m/s./21Media

You may also like

Kusari Lila pas letrës së Blakajt: Problemi nuk është në veri, por në Prishtinë

Deputetja Mimoza Kusari Lila, njëherësh kryetare e Alternativës,