Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është regjistruar një rast “vrasje në tentativë”, shkruan Kosova Post.
Ngjarja ka ndodhur në Prizren. Këto janë detajet nga raporti:
“Prizren, 25.05.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja dhe një kaçavidë. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.”
Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPost/