Para disa ditësh një pronar nga Sllatina e Madhe e Fushë Kosovës, ka raportuar në polici se i është vjedhur vetura, mirëpo policia njofton se atij i është gjetur vetura, transmeton Kosova Post.
“Fsh. Sllatine e Madhe, Fushë Kosovë, 07.11.2021 – 19:10. Në lidhje me rastin, është raportuar se është identifikuar vendndodhja e veturës e cila ishte lajmëruar e vjedhur dhe me vendim të prokurorit automjeti është sekuestruar” – thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Më tutje sqarohet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është kthyer pronarit./KosovaPost/