Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, tha se NATO sistematikisht po e kthen Ukrainën në një bastion ushtarak kundër Rusisë, transmeton Kosova Post.
“Shtetet anëtare të NATO-s po e kthejnë sistematikisht Ukrainën në një bastion ushtarak kundër Rusisë, duke ndërtuar bazat e tyre atje dhe duke përdorur territorin e saj për të kryer stërvitje”, tha Lavrov në një intervistë për RIA Novosti.
Rusia do të marrë masa nëse nuk ka përgjigje
Rusia do të marrë masa për të eliminuar kërcënimet ndaj sigurisë së saj nëse Shtetet e Bashkuara dhe NATO-s, nëse nuk i përgjigjen propozimeve të Moskës për garancitë e sigurisë, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Në një intervistë për RIA Novosti, ai tha se nëse një përgjigje konstruktive nuk kthehet brenda një kohe të arsyeshme dhe nëse Perëndimi vazhdon linjën e tij agresive, Rusia do të detyrohet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar ekuilibrin strategjik dhe për të eliminuar kërcënimet e papranueshme për sigurinë e saj.
Ministri rus i Punëve të Jashtme vuri në dukje se Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të lejojë që nismat të kthehen në “diskutime të pafundme”./Kosova Post/