Strehimi i afganëve të cilët po ikin shkaku i talebanëve, të cilët janë duke e marrë kontrollin pak nga pak kontrollin mbi Afganistan, duket që do të shndërrohet në kryetemë e këtyre ditëve, shkruan Kosova Post.
Pas Kryeministrit të Shqipërisë, edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet t’i përgjigjet pozitivisht kësaj çështjeje, në rast se kërkohet nga ajo një gjë e tillë.
“Kosova të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë dhe të jetë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç ishin ata pranë nesh, kur riatdhesuam shtetasit e Kosovës nga Siria!”, ka shkruar Haradinaj.
Fuqizimi i kontrollit të talebanëve në Afganistan, erdhi menjëherë pas tërheqjes së trupave amerikane. Sipas raportimeve të fundit, tashmë talebanët kontrollojnë pjesë të tëra të Afganistanit./KosovaPost/