Sipas një njoftimi publik, një grup qytetarësh i vetquajtur grupi i qytetarëve joformal “Iniciativa Qytetare e Kosovës”, më 18 shtator, pritet ta organizojë protestën “Jo vaksinim me detyrim”, transmeton Kosova Post.
“Me 18 shtator 2021 në rreth 200 qytete të shteteve anembanë botës do të mbahen protesta për mbrojtjen e lirive dhe drejtave themelore të njeriut, për lirinë e fjalës, lirinë e lëvizjes, lirinë e zgjedhjes, kundër lockdownit (mbylljes), vaksinimit me detyrim, pasaportave të vaksinimit, maskave, kushtëzimit, imponimit, detyrimit, etj. Në kuadër të këtij evenimenti botëror për herë të parë edhe në Prishtinë do të organizojmë protestën paqësore, me ç’rast do t’i bashkëngjitemi demonstratës mbarë botërore World Wide Demonstration me emërtimin ”World Wide Rally for freedom Kosovo, Prishtina – Tubimi botëror për liri, Kosovë, Prishtinë”” – thuhet ndër të tjera në njoftim.
Organizatorët kanë planifikuar që protesta të fillojë në ora 12:00 para Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ky është njoftimi i plotë:
DREJTORISË RAJONALE TË PRISHTINËS
Stacioni policor Qendra
Në kuptim të nenit 3, 6 dhe 16 të Ligjit nr. 03/L-118 për Tubimet publike:
LAJMËRIM PËR PROTESTËN PUBLIKE
Grupi i qytetarëve joformal Iniciativa Qytetare e Kosovës ”Jo vaksinim me
detyrim” ju lajmërojmë se me 18 shtator (ditë e shtunë) do të mbajmë protestë
publike paqësore apolitike në Prishtinë.
1. Me 18 shtator 2021 në rreth 200 qytete të shteteve anembanë botës do të
mbahen protesta për mbrojtjen e lirive dhe drejtave themelore të njeriut, për
lirinë e fjalës, lirinë e lëvizjes, lirinë e zgjedhjes, kundër lockdownit
(mbylljes), vaksinimit me detyrim, pasaportave të vaksinimit, maskave,
kushtëzimit, imponimit, detyrimit, etj. Në kuadër të këtij evenimenti botëror
për herë të parë edhe në Prishtinë do të organizojmë protestën paqësore, me
ç’rast do t’i bashkëngjitemi demonstratës mbarë botërore World Wide
Demonstration me emërtimin ”World Wide Rally for freedom Kosovo,
Prishtina – Tubimi botëror për liri, Kosovë, Prishtinë”.
2. Data 18 shtator 2021 (ditë e shtunë), ora 12.00, para Qeverisë së Republikës
së Kosovës,
3. 11.45-12.45 (1 orë)
4. Grupi joformal Iniciativa Qytetare e Kosovës ”Jo vaksinim me detyrim”:
5. Anëtarët:
a) Faik MIFTARI, nr. personal XXXXXX, Prizren
b) Afrim KOLIQI, nr. personal XXXXXX, Mitrovicë
c) Bedri BALA, nr. personal XXXXXX, Mitrovicë
d) Daut IBRAHIMI, nr. personal XXXXXX, Prishtinë
Faqe 2 nga 2
e) Visar ZEKA, nr. personal XXXXXX, Prishtinë
f) Arsim THAÇI, nr. personal XXXXXX, Dardanë
6. Udhëheqësi i protestës publike do të jetë Faik MIFTARI, avokat nga
Prizreni, ndërsa zëvendës-udhëheqës do të jetë Afrim KOLIQI, profesor
nga Mitrovica.
7. Numri i kujdestarëve: 10
8. Numri i pjesëmarrësve: 100-500
Programi i mbajtjes së protestës paqësore me 18 shtator 2021
Ora 11.45-12.00 Grumbullimi i protestuesve para shtatores së Zahir Pajazitit,
Ora 12.00-12.15 Marshimi prej sheshit të Zahir Pajazitit deri tek sheshi i
Skënderbeut para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës,
Ora 12.15-12.30 Leximi i fjalimeve para Qeverisë së Republikës së Kosovës,
Ora 12.30-12.45 Brohoritja e sloganeve për mbrojtjen e lirive dhe drejtave të
njeriut, kundër vaksinimit me detyrim, lockdownit (mbylljes),
maskave, kushtëzimit, censurës, etj.
- Ora 12.45 Shpallja e përfundimit të protestës paqësore publike!
Në kuptim të nenit 10 të Ligjit nr. 03/L-118 për Tubimet publike, kërkojmë
nga ju që të mbani rendin dhe qetësinë publike përreth vendit ku do të mbahet
tubimi.