Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Veton Berisha kërkon seancë të jashtëzakonshme për situatën pas vendimit të Speciales

    FSK-ja njofton për ushtrimin “VALOR SHIELD 2026”: Do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake në disa komuna

    Kurti arrin në Amerikë

    Kurti arrin në Amerikë

    Prokuroria e Hagës: Mandati i ZPS përfundon kur BE e njofton Kosovën se hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej tyre janë mbyllur

    Punime në rrjet, KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

    Pas protestës në shesh, qytetarët marshojnë drejt selisë së EULEX-it

    Auto Draft

    Greqia dhe Izr@eli zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake në Mesdheun Lindor

    SHBA-ja vendos sërish veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza

    Trump ndalon CNN, MS NOW dhe Politico në Shtëpinë e Bardhë, i akuzon për raportime të rreme

    Erdogani në samitin në Tiranë: I gatshëm të ri-ndërmjetësoj paqen Rusi-Ukrainë

    Erdoğan: Pista e katërt e Aeroportit të Istanbulit do ta rrisë lidhjen e tij globale

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga OPEC-u

29 Prill 2026, 9:13
në Botë, Të Fundit
Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga OPEC-u
Share on FacebookShare on Twitter

Largimi i Emirateve nga OPEC-u krijon sipas ekspertëve probleme të reja në Gjirin Persik. Për Arabinë Saudite ky hap konsiderohet një goditje e rëndë, ndërsa për presidentin amerikan Donald Trump si një sukses.

Lajmi nga Gjiri Persik erdhi si një goditje rrufeje: duke filluar nga 1. maji Emiratet e Bashkuara Arabe do të largohen nga grupi i vendeve eksportuese të naftës OPEC dhe OPEC+. Kjo ndodh në një kohë kur bota, ndodhet tashmë në një krizë të rëndë energjetikepër shkak të luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit dhe ekonomia botërore është e pasigurt.

Sipas një deklarate të agjencisë shtetërore të lajmeve WAM, vendimi erdhi pas një vlerësimi të thelluar edhe në lidhje me “trazirat e vazhdueshme në Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit”. Më tej thuhet: “Ky vendim pasqyron vizionin afatgjatë strategjik dhe ekonomik të Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe profilin e energjisë që po ndryshon.”

Ekspertët e shohin Arabinë Saudite të dobësuar

Vëzhguesit e konsiderojnë vendimin e Emirateve si një goditje të rëndë për OPEC-un dhe veçanërisht për udhëheqësin de facto të grupit eksportues të naftës, Arabinë Saudite.

“Është më shumë një mesazh politik sesa ekonomik”, thotë eksperti i energjisë Marc Ayoub nga Tahrir Institute. “Kjo tregon se Emiratet nuk janë të kënaqura me drejtimin e OPEC-ut. Ky është një mesazh për Arabinë Saudite dhe një tregues i gjendjes së marrëdhënieve saudito-emiratase, qoftë në aspektin politik apo ekonomik sa u përket çështjeve të energjisë”.

Prishje e ekuilibrit

Prej kohësh ekzistojnë mosmarrëveshje mes dy vendeve të rëndësishme të Gjirit lidhur me qasjen ndaj Iranit dhe sjelljen në konflikte të tjera rajonale, si në Jemen dhe Sudan. Fakti që një anëtar prej shumë vitesh i grupit, Emiratet e Bashkuara Arabe, po largohet nga grupi i vendeve eksportuese të naftës, mund të shkaktojë tensione dhe ta dobësojë organizatën.

“Kjo prish ekuilibrin”, thotë eksperti i energjisë Nehad Issmail nga televizioni i Katarit Al Araby TV. “Kjo krijon një nivel të ri problemesh rreth Ngushticës së Hormuzit, naftës së Gjirit Persik dhe situatës me Iranin. Një largim i papritur në këtë moment kritik, i cili duket i papërshtatshëm për shkak të situatës së rrezikshme gjeopolitike në rajon.”

Në tregun e naftës priten pasoja afatgjata

Emiratet e Bashkuara Arabe janë pjesë e grupit që nga viti 1967, madje katër vite para themelimit të vetë shtetit. Krahas Arabisë Saudite dhe Kuvajtit, ato konsideroheshin si një nga aktorët më të rëndësishëm të dymbëdhjetë anëtarëve të organizatës.

Sipas ekspertit të energjisë Marc Ayoub, ndikimet e largimit pritet të jenë kryesisht afatgjata: “Në afat të shkurtër nuk ka ndikim të madh në tregje, sepse Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur. Por në të ardhmen, kur eksportet të normalizohen, Emiratet mund të hedhin në treg shumë fuçi nafte pa kufizime.”

Një sukses për Trumpin?

Dalja e Emirateve nga OPEC-u pritet ta gëzojë SHBA-në. Largimi nga OPEC konsiderohet si një sukses për presidentin amerikan Donald Trump, i cili e ka kritikuar vazhdimisht këtë organizatë, duke e akuzuar se po “zhvat botën” duke rritur artificialisht çmimet e naftës. Trumpi e kishte lidhur edhe mbështetjen ushtarake për shtetet e Gjirit Persik me çmimet e naftës, duke deklaruar se SHBA-ja po shfrytëzohej.

Emiratet ankohen për mungesë mbështetjeje nga fqinjët

Kjo i bëri javët e fundit Emiratet objektiv të Iranit: pas fillimit të luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Teheranit, Dubai dhe Abu Dhabi u goditën rëndë me dronë dhe raketa nga Irani, që patën pasoja të rënda ekonomike për Emiratet, të cilat konsiderohen si qendra ekonomike dhe turistike të Gjirit.

Emiratet duket se ndihen të pambështetura nga vendet fqinje në këtë krizë. Këshilltari diplomatik i presidentit të Emirateve, Anvar Gargash, kritikoi hapur në fillim të javës se vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit kishin ofruar mbështetje logjistike, por jo më shumë se kaq.

“Në vitin 2000 kemi nënshkruar një marrëveshje të përbashkët mbrojtjeje”, tha Gargash. “Dhe duhet të pranojmë se qëndrimi i vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, edhe pse është e vërtetë që vendet mbështetën njëra-tjetrën logjistikisht, nga pikëpamja politike dhe ushtarake ka qenë historikisht më i dobëti.”

Me largimin nga OPEC-u Emiratet duket se po sinjalizojnë edhe një herë afrimin e tyre me presidentin amerikan Donald Trump, edhe në stilin e tij, duke ndjekur interesat e veta pa marrë parasysh aleatët afatgjatë dhe organizatat shumëpalëshe. Ndoshta edhe sepse shpresojnë për mbrojtje më të madhe nga SHBA-ja. Një goditje e fortë kjo për fqinjët e afërt, veçanërisht për Arabinë Saudite, që konsiderohet fuqia dominuese në Gjirin Persik.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Veton Berisha kërkon seancë të jashtëzakonshme për situatën pas vendimit të Speciales

Veton Berisha kërkon seancë të jashtëzakonshme për situatën pas vendimit të Speciales

10 minuta më parë
FSK-ja njofton për ushtrimin “VALOR SHIELD 2026”: Do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake në disa komuna

FSK-ja njofton për ushtrimin “VALOR SHIELD 2026”: Do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake në disa komuna

2 orë më parë
Trump nënshkruan ligjin për sanksione ndaj Rusisë, Zelensky: Faleminderit SHBA

3 orë më parë
Kurti arrin në Amerikë

Kurti arrin në Amerikë

3 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH