Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Bashkimi Evropian po e sorollat Turqinë prej tashmë 59 vitesh dhe reagoi duke shtruar pyetjen: “Përse të mos jetë Turqia në Samitin e Shangait?” transmeton Kosova Post.
Kreu i shtetit turk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në avionin presidencial gjatë kthimin nga vizita në qytetin Samarkandë të Uzbekistanit.
Erdogan tha se Turqia mund të rehatohet me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO), e cila njihet më gjerësisht me emrin e saj jozyrtar Pesëshja e Shangait.
“Bashkimi Evropian po e sorollat Turqisë prej tashmë 59 vitesh. Neve kanë filluar që të mos na ftojnë në samitin e liderëve për shkak se i themi gjërat haptazi dhe shkoqur. Liberalizimi i vizave funksionon për vendet e Amerikës Latine, ndërkohë që Turqinë vazhdojnë ta sjellin vërdallë. Por të durojmë deri në fund të vitit. Nëse do të bëhet, atëherë le të bëhet deri në fund të vitit, përndryshe ne do të mbyllim këtë dosjen e ripranimit”, u shpreh ai.
Lideri turk vuri në pah se vendet anëtare të BE-së, ku terrorizmi bën paradë sipas qejfit, po demonstrojnë një qëndrim të pakuptueshëm.
Presidenti Erdogan u ndal edhe mbi rindërtimin e zonave të prekura nga terrorizmi duke tërhequr vëmendjen mbi “rëndësinë e investimeve në këto zona”.
Një tjetër çështje në agjendën e kreut të shtetit turk ishte lufta kundër organizatës terroriste guleniste (FETO), e cila organizoi tentativën për grushti të 15 korrikut.
“Kushdo që bën krime, do të ndëshkohet. Ligji do të bëjë ç’të jetë e nevojshme”, siguroi ai.
Në fund, Erdogan bëri me dije se në fund të muajit shtator do të realizojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Biden do të takohet me presidentin amerikan Biden për të diskutuar shumë çështje bilaterale dhe rajonale./KosovaPost/.