Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Gabriel Escobar ka vizituar Ambasadën e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë të ditur në Twitter ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Valdet Sadiku.
“Ambasadori në detyrë Valdet Sadiku priti të enjten në ambasadën tonë Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit Escobar. “Faleminderit Escobar për vizitën dhe presim vazhdimësinë e punës dhe miqësisë”, thuhet në postim.
Gabriel Escobar, i cili shërbeu si zëvendëskryetar i misionit të SHBA në Beograd, zëvendësoi Matthew Palmer më 6 shtator si i dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor.
Our Chargé d’Affaires @valdet_s hosted DAS Escobar at our Embassy today. Thank you DAS Escobar for the visit and we look forward to our continued work and friendship! 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/X5gAcp7wEn
— Embassy of Kosovo US (@KosovoinUS) October 21, 2021