Një kohë ishte Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë që postonte çdo ditë pamje nga vendet e ndryshme të Shqipërisë, praktikë kjo të cilën filloi ta aplikonte edhe ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deri në ngritjen e aktakuzës, shkruan Kosova Post.
Por këtë traditë të Ramës e Thaçit, të lën tashmë, po e vazhdon lideri i LDK-së Isa Mustafa.
Fotografi me pamje pitoreske të natyrës së mbuluar me borë nga vendlindja, ka publikuar sot në mëngjes Mustafa ndërsa këto peizazhe dimërore i përshkruan si bukuri e gjithë vendit.
“S’ka më të bukur se vendi ynë!, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Ndonëse jemi në prag të zgjedhjeve dhe sondazhet e shumta LDK-në po e rendisin si partia e tretë, mbase janë një shqetësim jo i vogël për Mustafën i cili si duket e gjen qetësinë e mednjes e shpirtit duke shijuar bukuritë e vendlindjes dhe shkëlqimin e natyrës nga bardhësia e borës.