Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Dita që kujton gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë

    Kjo është gjendja e fëmijës së lënduar nga zjarri në banesën te Parku i Qytetit në Prishtinë

    Xhudistja Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

    KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

    Me cilat sporte të reja do të paraqitet Kosova në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”?

    Policia nis aksion të shtuar në trafik në Prishtinë, konfiskohen tri motoçikleta

    Hoxha: Kosova më e sigurt dhe më e zhvilluar në rrugën euroatlantike

    MINTI publikon çmimet, kaq kushton një litër naftë sot

    Parandalohet kontrabanda me 656 cigare elektronike në Kamenicë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Eurodeputeti austriak: Askush s’e lejon hyrjen e Serbisë në BE pa e njohur Kosovën – Tiroli i Jugut, zgjidhje për serbët

08 Prill 2023, 12:37
në Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, krahas kritikave të shumta për marrëveshjen, kishte deklaruar në Kuvendin e Kosovës se kryeministri Kurti i hapi rrugën Serbisë për në BE, duke hequr kushtin ndaj saj për ta njohur Kosovën.

“Dështimin eventual do t’ia faturojmë vendit tonë si penalizim, përderisa Serbisë i kemi hapur rrugën për normalizim pa njohje brenda kapitullit 35”, kishte thënë Abdixhiku.

Për këto pika të marrëveshjes ka folur eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, i cili shfaqi bindje të plotë se s’ka lider në BE që e lejon hyrjen e Serbisë në Union pa e njohur fqinjin e saj.

“Rruga e Kosovës drejt BE-së dhe organizatave ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, do të hapet politikisht. Kërkon lidership të vërtetë. E njëjta gjë vlen edhe për rrugën e Serbisë drejt BE-së. Asnjë lider i vërtetë në asnjë nivel nuk do ta lejojë Serbinë të bëhet anëtare e BE-së pa e njohur Kosovën. Dhe Serbia zyrtarisht nuk ka fuqi për të bllokuar që Kosova të bëhet shtet anëtar i OKB-së”. Mandl thotë se vetëm mungesa e lidershipit është ende arsyeja pse Kosova nuk është bërë ende anëtare e OKB-së dhe Këshillit të Europës. “Do të nevojiten vendime të guximshme”.

Për çështjen e Asociacionit, eurodeputeti austriak thotë se duhet merret për model një zgjidhje që është gjetur në mes të vendit të tij dhe Italisë.

“Rekomandimi im është që të marrim si shembull Tirolin e Jugut dhe nëse është e nevojshme ta përshtatim atë me situatën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në histori ishte shumë e vështirë. Por sot askush nuk dyshon se Tiroli i Jugut është pjesë e Italisë dhe në të njëjtën kohë Austria luan një rol unik për Tirolin e Jugut. Dhe popullsia e Tirolit të Jugut ka të drejtat e veta, për shembull në lidhje me gjuhën. Dhe në të njëjtën kohë është plotësisht nën ligjin dhe juridiksionin italian dhe europian”.

Mandl ka komentuar marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën tha se po e sheh si dëshmi se kur BE-ja angazhohet mund të sjellë ndryshim.

“Unë i vlerësoj deklaratat e udhëheqjes së BE-së në koordinimin e kësaj [marrëveshje]. E kam vlerësuar planin që u quajt joformalisht propozimi franko-gjerman. Mendoj se rolet e Borrellit, Vahelyit dhe Lajcakut janë goxha të vështira, sepse Vuçiq ka hezituar të kontribuojë për ndonjë përparim. Vetë Vuçiq tha publikisht se do të lëvizte për shkak të presionit të BE-së. Kjo është prova më e mirë se BE-ja mund të bëjë një ndryshim për më mirë për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”.

A mund të shpëtojnë palët nga detyrimet e marra nga kjo marrëveshje për faktin se ajo nuk është nënshkruar?

Nuk bëhet fjalë për “ikje”, është një proces i gjatë të cilin ne të gjithë duhet ta ndjekim: Unë shpresoj thellë në njohjen e Kosovës nga Serbia. Kjo do t’i hapë rrugën rinisë së Serbisë dhe gjithë rajonit për një të ardhme më të mirë. Sepse atëherë gjërat mund të bien në vendin e duhur – si njohja e pesë shteteve mosnjohëse që ka kohë që ka vonuar, si anëtarësimi i Republikës së Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare e shumë më tepër”.

Mandl komentoi edhe kontradiktën e deklaratave të presidentit serb, i cili tha se nuk e nënshkroi marrëveshjes sepse do të ishte ligjërisht e detyrueshme. Derisa në anën tjetër ai deklaroi publikisht në Ohër se “kemi një marrëveshje”.

“Pyetja kryesore është: A dëshiron Vuçiq të bëhet një lider i vërtetë? A do të mbahet mend një ditë si një kontribuues i vërtetë për lirinë, paqen dhe prosperitetin e Serbisë dhe të gjithë rajonit? I takon atij që të vendosë të sillet me pjekuri dhe vizion”.

Në pyetjen për deklaratat e komentuesve politikë të cilët thonë se Marrëveshja e Ohrit tashmë është e dështuar sepse nuk ka rregulluar asgjë në veriun e Kosovës, Mandl vendosi të përgjigjet për përfitimet që mund të kenë qytetarët e Kosovës dhe Serbisë me pranimin dhe zbatimin e kësaj marrëveshje.

Nga njëra anë do të thosha se kryeministri Albin Kurti e mori seriozisht dialogun. Edhe partitë opozitare në Kosovë kanë vendosur që të mos e bëjnë çështje konflikti në politikën e brendshme. Kjo tregon pjekurinë e sistemit politik të Kosovës dhe forcimin e pozitës së Kosovës në dialog. Dhe si qeveria e kaluar edhe qeveria aktuale e Kosovës i ka paraqitur botës një qasje të përgjegjshme. Nga ana tjetër: Si të gjithë, edhe serbët meritojnë një lidership të vërtetë për vendin dhe të ardhmen e tyre. Atëherë Serbia jo vetëm që do të bëhet shtet anëtar i BE-së, por edhe vendi kryesor i rajonit për nga ekonomia, motori ekonomik. Nga kjo do të përfitojë vetë Serbia dhe i gjithë rajoni në aspektin e prosperitetit dhe perspektivës për të rinjtë. Kështu që unë do të fokusohesha këtu në tablonë më të gjerë dhe jo në deklarata të vetme”.

Eurodeputeti u zotua se do të lobojë pro anëtarësimet të Kosovës në institucionet ndërkombëtare ku ajo synon.

“Unë vazhdoj t’i kërkoj duke përdorur instrumentet e mia parlamentare”.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Dita që kujton gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Dita që kujton gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë

50 minuta më parë
Kjo është gjendja e fëmijës së lënduar nga zjarri në banesën te Parku i Qytetit në Prishtinë

Kjo është gjendja e fëmijës së lënduar nga zjarri në banesën te Parku i Qytetit në Prishtinë

2 orë më parë
Xhudistja Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

4 orë më parë
Çfarë i ndodh mëlçisë kur hamë banane?

Çfarë i ndodh mëlçisë kur hamë banane?

4 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH