Deputetja ukrainase, Iryna Friz, pavarësisht situatës së rënduar në vendin e saj, nuk harroi të falënderoi Kosovën për mbështetjen e dhënë ndaj agresionit rus.
Përshtypje të veçantë deputetes, duket ti ketë lënë vendosja e flamurit të vendit të saj në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, që në fakt simbolizon përkrahjen e kosovarëve ndaj Ukrainës.
Përmes një postimi në Facebook, Friz shkroi: “Faleminderit, Prishtina”.
Ajo gjithashtu në postim e vendosi fotografinë e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës me flamurin gjigant Ukrainas dhe flamujt e Kosovës e Ukrainës si dhe shenjën e shtrëngimit të duarve.