Ekziston frika se të burgosurit izraelitë do të vriten nga zjarri kur të fillojë pushtimi i pritshëm tokësor i Gazës, transmeton Kosova Post.
Ushtria pushtuese izraelite po grumbullon forcat në kufirin me Gazën, përpara një pushtimi tokësor të pritshëm, një javë pas sulmit më të keq nga luftëtarët palestinezë ndaj Izraelit në dekada.
Zjarri i artilerisë izraelite drejtohet në territorin palestinez me popullsi të dendur.
Ushtria thotë se ushtarët hynë në Gaza të premten mbrëma dhe sollën disa izraelitë që besohet se ishin në mesin e 150 të kapurve.
Familjarët e tyre po i kërkojnë ushtrisë të bëjë më shumë për të zbuluar se ku po mban Hamasi burra, gra dhe fëmijë të tjerë, për t’i parandaluar ata të kapen nga zjarri kur të fillojë pushtimi i pritshëm tokësor.