Fatjona Kasapi fiton medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Fatjona Kasapi e ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke u ngjitur.

Në duelin vendimtar për podium, Kasapi e ka mposhtur me yuko italianen Gaia Stella, duke i siguruar Kosovës një tjetër medalje në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Taranto të Italisë.

Kasapi e ka nisur garën në kategorinë deri në 52 kilogramë duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në çerekfinale ajo është përballur me francezen Pauline Cuq, por është mposhtur me ippon, duke kaluar më pas në repasazh.

Në repasazh, xhudistja kosovare ka qenë e lirë në luftën e parë, ndërsa në përballjen e radhës ka triumfuar me yuko ndaj portugezes Maria Siderot, duke siguruar kështu luftën për medaljen e bronztë.

Kjo është medalja e dytë e Kosovës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, pas medaljes së parë të siguruar nga Donjeta Sadiku në boks.

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish