Top ylli i Kosovës, Edon Zhegrova po vazhdon formën e lartë këtë sezon të ri.
Ai ka shënuar gol në ndehshjen e tij të parë këtë sezon në Ligue 1, me skuadrën e tij Lille ndaj Parisit, shkruan Arbresh.info.
Ylli kosovar realizoi në minutën e 78-të për të ngushtuar epërsinë e Parisit në 2-1.
Zhegrova në dy ndeshjet e para nuk ka luajtur si shkak i suspendimit, kurse ka realizuar edhe tre gola tjerë në kualifikimet për Champions League.
Pas kësaj ndeshje, Edoni do të grumbullohet me kombëtaren e Kosovës për dy ndeshjet e muajit shtator për Nations League.