Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Vuçeviç pas arrestimit të 9 serbëve: “Nuk do të qëndrojmë të heshtur”

    Vuçeviç pas arrestimit të 9 serbëve: “Nuk do të qëndrojmë të heshtur”

    Këta janë 9 të arrestuarit për krime lufte në veri

    Këta janë 9 të arrestuarit për krime lufte në veri

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

    Gara për aksionin në Zubin Potok: Familjet e të zhdukurve meritojnë të vërtetën dhe drejtësinë

    Opozita izraelite bashkohet kundër Netanyahut para zgjedhjeve

    Opozita izraelite bashkohet kundër Netanyahut para zgjedhjeve

    “200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

    “200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

    Rendi global po përjeton “çarje, jo tranzicion” – paralajmëron Kanadaja

    Rendi global po përjeton “çarje, jo tranzicion” – paralajmëron Kanadaja

    Sulmohet fizikisht infermierja gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë

    Sulmohet fizikisht infermierja gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë

    Sot në Shkup mbahet marshi “Jo në emrin tim!” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

    Sot në Shkup mbahet marshi “Jo në emrin tim!” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

    Vizita në SHBA, kryeministri Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

    Vizita në SHBA, kryeministri Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ferizaj – Qytet i forcës ushtarake kombëtare që doli nga Lidhja e Prizrenit

11 Qershor 2025, 17:53
në OP / ED
Ferizaj – Qytet i forcës ushtarake kombëtare që doli nga Lidhja e Prizrenit
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Prof. Besnik Jaha

Në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878–1881), Ferizaj pati një rol të rëndësishëm strategjik si nyjë lidhëse dhe si qendër e grumbullimit dhe e organizimit ushtarak për mbrojtjen e trojeve shqiptare, sidomos në jug të Kosovës. Duke qenë i pozicionuar në një kryqëzim të rëndësishëm rrugor midis Prizrenit e Shkupit, ky qytet, në atë kohë vendbanim i organizuar kryesisht rreth stacionit të hekurudhor dhe Xhamisë së Madhe, shërbeu si pikë grumbullimi për forcat shqiptare që mobilizoheshin për t’i ruajtur nga copëtimi kufijtë etnikë-tokat shqiptare të pavarura që shpalli Lidhja e Prizrenit.

Njëkohësisht në Ferizaj, për shkak të hekurudhës, mblidhej edhe forca osmane, me në krye pashain famëkeq Dervish Pashën, që pas ardhjes në Ferizaj, më 11 prill të vitit 1881, kërkon nga Porta e Lartë ushtarë nga Selaniku, që t’i shtypë kryengritësit shqiptarë që nuk po pajtoheshin me dhënien e tokave shqiptare në këmbim të “paqes” që fitonin osmanët kundrejt rusëve.
Dhe kështu, siç tregojnë disa dëshmi, Ferizaji u bë nyjë e Lidhjes së Prizrenit, si gjatë mbledhjes së delegatëve, ashtu edhe gjatë mbrojtjes së tyre pas përndjekjes prej Dervish Pashës. Pra, përmes Ferizajt kalonin edhe lajmet, furnizimet dhe koordinimi midis Lidhjes së Prizrenit dhe pikave të rezistencës në terren.

Ferizaji, së bashku me luftëtarët nga Kaçaniku, Karadaku Anamorava e Gollaku, u angazhuan në mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër depërtimeve serbe dhe bullgare, kundër shkëmbimeve osmane, dhe, sidomos kundër copëtimit pas vendimeve të Kongresit të Berlinit, që rrezikonte faljen e tokave shqiptare te vendet fqinje.
Ky angazhim i hershëm i Ferizajt për çështjen kombëtare është dëshmi se Rilindja Kombëtare nuk ishte vetëm një lëvizje kulturore e qendrave të mëdha, por një përpjekje e përbashkët, ku edhe qytetet e reja e të vogla dhanë kontributin e tyre të çmuar për mbrojtjen e identitetit, tokës dhe lirisë shqiptare.

Dhe, po për shkak të këtij roli të Ferizajt, më 1908 në Ferizaj edhe organizohet Kuvendi mbarëkombëtar, ngjarje e lënë në margjina të diskutimit të historianëve tanë, sikurse edhe vetë roli i qytetit në kontekstin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ja disa dëshmi:

Manastir, 21 gusht 1880

TELEGRAM I VALIUT TË MANASTIRIT, DËRGUAR KRYEMINISTRISË, LIDHUR ME MASAT PËR TA SHTYPUR LIDHJEN E PRIZRENIT

Më lart parashtruam tekstualisht telegramin që morëm dje mbrëma nga mytesarrifllëku i Prizrenit, i cili bën fjalë mbi atë që ka ndodhur midis Komitetit të Lidhjes së Prizrenit dhe Hajrullah agait, anëtarit të këshillit administrativ.
(…)
Në të vërtetë edhe sikur të dërgoheshin atje nga dy batalione, nga Kosova e Selaniku, këta nuk do të mjaftonin për t’ia arritur qëllimit. Prandaj ju, si një çështje shumë e rëndësishme, të grumbulloheni menjëherë në stacionin e Ferizajt, të paktën gjashtë-shtatë batalione, me në krye një gjeneral brigade të besueshëm. Ata të dërgohen me të shpejtë e me kujdes të madh në Prizren: shkurt, të bëhen përpjekje për t’i siguruar rezultatet e dëshirueshme.

9 gusht 96 (21 gusht 1880).

Selanik, 3 prill 1881

TELEGRAM I DERVISH PASHËS NGA SELANIKU, DËRGUAR PORTËS SË LARTË, PËR PËRGATITJET E TIJ QË TË NISET PËR NË KOSOVË

Sot në orën një e gjysmë na erdhi në Selanik lajmi tele¬grafik nga Ministria e Luftës për këtë (për shkuarjen në Kosovë). Fillova brenda aftësive të mia t’i bëjë përgatitjet që të shkoj në Ferizaj. Menjëherë m’u deshtë ta njoftoj për këtë gjë Ibrahim Pashën. Erdhi anija “Sheper”, ku ishte vendosur edhe batalioni i Ballikeserit. Unë si udhëheqës do të shkoj së bashku me këtë batalion dhe do ta njoftoj Ministrinë e lartpërmendur për çdo gjë. Si udhëheqës do të vështroj me kujdes të jashtëzakonshëm që t’i hetoj të gjitha çështjet e rëndësishme.

Më 3 prill 1881

Nënshkrimi: Dervish (Pasha)

Ferizaj, 11 prill 1881

TELEGRAM I DERVISH PASHËS, DËRGUAR NGA FERIZAJI, PËR PORTËN E LARTË, PËR LUFTËN E USHTRISË SË TIJ ME FORCAT E LIDHJES SË PRIZRENIT NË KAÇANIK DHE NË FERIZAJ

Katërdhjetë e tetë orë pandërprerë pati shumë të reshura atmosferike – shi. Sa i përket transferimit të trupave ushtarake, ndonëse ka vështirësi, e lyp nevoja që patjetër të dërgohen në vendin e ngjarjes, aty ku janë duke u zhvilluar operacionet ushtarake.
Kryengritësit e kanë zënë Grykën e Kaçanikut, dhe i kanë shkatërruar plotësisht lidhjet telegrafike dhe rrjetin hekurudhor.
Ne u informuam se në mes të Sedinit dhe Shkupit, gjithashtu u ndërprenë lidhjet telegrafike.
Dje, në mbrëmje, një batalion ushtarësh u nis nga Shkupi dhe arriti në Kaçanik. U përhap një lajm se edhe nga Prishtina janë dërguar disa batalione në drejtim të stacionit të Lipjanit. Kryengritësit janë fortifikuar nëpër fshatra jo fort larg armatës Mbretërore. Komandanti, Haxhi Osman Pasha, së bashku me shokët e tij, i dërgoi dy taborë kundër forcave të Lidhjes.
Ushtria mbretërore u nis menjëherë drejt kodrave të larta, dhe zhvilloi aksione të ashpra me kryengritësit. Pas zhvillimit të një lufte të rreptë, kryengritësit nuk mund t’i bënin rezistencë ushtrisë perandorake, dhe u detyruan të tërhiqen nga pozitat e tyre, që i kishin zënë në fshatrat e lartpërmendur. Tani kryengritësit nuk gjenden afër Armatës Mbretërore, por janë larguar dy-tri orë nga këtu. Zëvendësi i Osman Pashës, Hasan Beu, sot në mëngjes e dërgoi edhe një tabor në stacionin e lartpërmendur, duke përgatitur edhe mjete transportuese. Janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për operacionet e reja që do të zhvillohen nesër.

Më 11 prill 1881

Nënshkrimi: Dervish (Pasha)

Ferizaj, 12 prill 1881

TELEGRAM I DERVISH PASHËS, DËRGUAR NGA FERIZAJI, PËR PORTËN E LARTË, PËR INFORMIM MBI FORCAT USH¬TARAKE TË LIDHJES SË PRIZRENIT
Më 10 prill 1881, u dëgjua një lajm se afër 50-60 mijë ushtarë janë duke ardhur në Kosovë (ushtarë të Lidhjes), nga të gjitha viset e Arnautllukut, me ide dhe qëllime të unifikimit të vilajeteve-formimin e një autonomie. Ky lajm, a do të jetë i vërtetë, apo jo, nuk mundemi ende ta vërtetojmë saktësisht. Propaganduesit e këtyre lajmeve dhe të trazirave janë nëpunësit e korrespondencës telegrafike që gjenden në Prizren dhe në Prishtinë. Mirëpo, nëse vërtetohet se këta persona nuk na e kanë kumtuar të vërtetën, porsa të zbulohen, kundër tyre do të merren masa rigoroze, dhe do të dënohen ashpër dhe me dënime të rënda. Të gjitha lajmet që u paraqitën deri më tani janë rezultat i mendimit tim.

Më 12 prill 1881.

Nënshkrimi: Dervish (Pasha)

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Vuçeviç pas arrestimit të 9 serbëve: “Nuk do të qëndrojmë të heshtur”

Vuçeviç pas arrestimit të 9 serbëve: “Nuk do të qëndrojmë të heshtur”

23 minuta më parë
Këta janë 9 të arrestuarit për krime lufte në veri

Këta janë 9 të arrestuarit për krime lufte në veri

27 minuta më parë
Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

Gara për aksionin në Zubin Potok: Familjet e të zhdukurve meritojnë të vërtetën dhe drejtësinë

3 orë më parë
Opozita izraelite bashkohet kundër Netanyahut para zgjedhjeve

Opozita izraelite bashkohet kundër Netanyahut para zgjedhjeve

3 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH