Një fermë e pulave në lagjen “Bajram Curri” në Prizren është përfshirë nga zjarri. Si pasojë e zjarrit, janë djegur tetë mijë zogj të pulave dhe një pjesë e fermës, shkruan Kosova Post.
“Lagjja Bajram Curri, Prizren 04.06.2021-06:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ferma e tij e pulave është përfshirë nga zjarri.
Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi i KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit, të lënduar nuk ka, ndërsa janë djegur rreth 8,000 (tetëmijë) zogj të pulave dhe po ashtu është djegur edhe një pjesë e fermës-objektit.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin, ndërsa është informuar edhe prokurori lidhur me rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Policia ka bërë me dije se janë duke e hetuar rastin dhe se për ngjarjen është informuar edhe prokurori./KosovaPost/