Në kuadër të xhiros së 29 të kampionatit holandez është zhvilluar derbi në mes të Feyenoord dhe Ajax, që përfundoi me rezultatin e thellë 6-0.
Paixao dhe Minteh realizuan nga dy herë, ndërsa nga një herë shënuan Hancko dhe Timber, për të regjistruar fitoren e 21 kampionale.
Feyenoord është në vendin e dytë me 69 pikë, 9 më pak se PSV që është lider, ndërsa Ajax mbetet në vendin e gjashtë me 45 pikë të grumbulluara.