“Është koha të lëmë të gjitha diskutimet rreth zgjedhjeve dhe të mblidhemi rreth ideve dhe qëllimeve tona kombëtare”, tha Erdogan.
Recep Tayyip Erdogan fitoi një mandat të ri si president i Turqisë. Në raundin e dytë ai mori 52 për qind të votave. Kandidati i opozitës së bashkuar Kemal Kiliçdaroglu ka fituar 48 për qind të votave, përcjell Kosova Post.
Pas fitores, Erdogan iu drejtua një numri të madh mbështetësish në Ankara.
“Është koha të lëmë të gjitha diskutimet për zgjedhjet dhe të mblidhemi rreth ideve dhe synimeve tona kombëtare, këtë e themi nga zemra, sepse e dimë që Turqia e merr forcën nga të gjithë 85 milionë banorët. Turkiye ka pasur shumë sulme, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, në 19 vitet e fundit. Turqisë i kanë ngulur shumë thika në kurriz dhe e gjithë kjo është parandaluar sot. Revistat italiane, franceze dhe greke përgatitën tituj për të rrëzuar Erdoganin dhe humbën sot”, tha Erdogan.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Kosova Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.