Në deklaratën nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit theksohet se dy ushtarë azerbajxhanas u plagosën nga zjarri i hapur nga ushtria armene, transmeton Kosova Post.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se ushtarët armenë hapën zjarr mbi pozicionet e Azerbajxhanit në drejtim të kufirit të dy vendeve në Kelbajar, shkruan AA.
Në deklaratën e ministrisë, thuhet se pozicionet e Azerbajxhanit në provincën Kelbajar ishin nën zjarr të rëndë me armë zjarri dhe mortaja nga pozicionet armene në provincën Basargecher.
Në deklaratë theksohet se dy ushtarë azerbajxhanas u plagosën nga zjarri i hapur nga ushtria armene.
Më tej thuhet se ushtria azerbajxhanase gjithashtu u përgjigj me zjarr dhe se e gjithë përgjegjësia për tensionin në rritje përgjatë kufirit të saj është e Armenisë.