Franco Foda merr drejtimin e Kosovës

Franco Foda është pasuesi i Primoz Gliha në postin e trajnerit të Kombëtares së Kosovës.

Foda më herët ka qenë trajner te FC Kaiserslautern, Sturm Graz dhe te Austria.  Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Kosovën.

Gjatë fjalës së tij trajneri i ri ka thënë se e sheh të rëndësishme ta njohë grupin e lojtarëve.

“Kur mora kontaktin nga Kosova m’u dok projekti interesant. Pashë që ka shumë talente në Kosovë. Ishte e lehtë të zgjedhja. Nuk ndjej presion, së bashku do t’ia dalim. Është e rëndësishme që të njoh lojtarët sa më shpejt. Kam shikuar disa ndeshje. Do përgatitemi për miqësoret e marsit dhe pastaj do të gjejmë një kundërshtar sa më të përshtatshëm”, ka thënë ai. “Mund të kemi shumë sukses bashkë. Skuadra është shumë atraktive. Jam shumë pozitiv me çfarë kam parë”.

Ai ka folur edhe për rastin e futbollistit Edon Zhegrova, i cili më herët kishte nxjerrë në sipërfaqe probleme te skuadra dhe nuk ishte ftuar për disa ndeshje.

“Nuk jam njeri i të kaluarës, por shoh të ardhmen. Zhegrova është lojtar shumë i mirë, do të kalojë shumë mirë me të. Çdo lojtar që është i gatshëm të jap 100% te Kombëtarja e Kosovës, ka gjithmonë derën e hapur”, ka thënë Foda.

Gjithashtu ai është shprehur optimist se skuadrës do t’i bashkohet edhe futbollisti i Bundesligës, Elvis Rexhbeçaj.

“Rexhbeçajn e kam parë duke luajtur, besoj se do ta kontaktojë. Jam optimist se do të na bashkohet”, ka thënë gjermani.

Më herët trajnerë te Kosova kanë qenë edhe Albert Bunjaki, Bernard Challandes e Alain Giresse.
 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika