Pronarët e kompleksit me pesë yje “Lazure Hotel & Marina” në Meljina, Herceg Novi, janë të lidhur me anëtarë të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), pasardhës i KGB-së dhe shërbimeve të inteligjencës dhe sigurisë së vendit.
Ky është përfundimi i një analize madhore të publikuar nga “Novaya Gazeta Evropa” ruse dhe Transparency International Rusi. Bie në sy edhe lidhja e pronarit të kompleksit me njerëzit e “Gasprom”, një korporatë e madhe energjetike me qendër në Shën Petersburg.
Hetimi ekspozon qartë skemën e pastrimit të parave duke pretenduar se “një hotel luksoz në Mal të Zi mund të lidhet me vdekjen misterioze të CEO të Gazprom”.